Page 88 - Demo
P. 88


                                    86 Njohuri për gjuhënKallëzuesi1 Nënvizoni kallëzuesit në paragrafin e mëposhtëm.Duke pasur në vesh fjalët e të mençurit të marrë, shkoi te mbreti dhe i tha: “Para së gjithash, dua t’ju them se mund të bëj një njeri, por që të ndodhë kjo, duhet të urdhëroni të gjithë nënshtetasit tuaj që të rruajnë kokat dhe të djegin leshrat e tyre, me qëllim që të mblidhen një mijë ngarkesa me qymyr. Pastaj vëri të mbledhin një mijë kova me lot për të shuar zjarrin që do të nevojitet për të krijuar njeriun. Sepse, siç e dini, qymyri i zakonshëm i drurit dhe uji i lumit, nuk mjaftojnë për të ndërtuar një njeri”.2 Fjalitë e mëposhtme i shndërroni në fjali të vogla, duke lënë gjymtyrët më të domosdoshme për foljen-kallëzues.Në përfundim të mbledhjes foli drejtori me një ton të qetë e të shtruar._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________Organizimi i ri kërkon më shumë përgjegjësi dhe sakrifica nga ana jonë._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________Ti gjithmonë u ke përballue burrnisht rrebesheve të mëdha._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________Ka qenë e admirueshme sjellja e tij me moshatarët e vet dhe me brezat më të rinj._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________3 Në fjalitë e mëposhtme dalloni grupet e fjalëve. Emërtoni funksionet e fjalëve dhe grupeve të fjalëve.Kalaja është një ndërtim i hershëm prej guri, e ngritur përgjatë një kreshte shkëmbi të lartë._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________Ata dalin të veshur me tirq me kopsa dhe ecin burrërishte._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________Në të kaluarën, shqiptarët tregonin një nderim të veçantë për bletën._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________Në disa raste, pemët priten për shkak të tharjes apo sëmundjes së tyre._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________4 Nënvizoni kallëzuesit e fjalive të mëposhtme. Klasifikojini sipas numrit të gjymtyrëve që marrin.Në këtë stinë errësohet më shpejt. Ato nuk ia kthyen fjalën nënës. Vesonte mbi lule e mbi bar. Era vizatonte rrathë të vegjël mbi liqen. Çdo gjallesë duhet të ketë hapësirën e nevojshme.Folje Vetëm kryefjalë Kryefjalë dhe kundrinorKryefjalë, kundrinor tëdrejtë dhe të zhdrejtëAs kryefjalë e askundrinorë
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92