Page 90 - Demo
P. 90


                                    88 Njohuri për gjuhënFjalitë e përbëra me nënrenditje1 Lidhni fjalinë e përbërë me nënrenditje me llojin e saj.Tregonte se ajo kurrë nuk kishte ardhur te ne. Fjali me pjesë të varur përcaktoreMësimi që kishte marrë, ishte më i vlefshëm se çdo gjë. Fjali me pjesë të varur rrethanoreSapo pa të atin, rendi dhe iu hodh i gëzuar në qafë. Fjali me pjesë të varur ftillueseEdhe pse kishte frikë, bëri një hap tjetër përpara bishës.2 QarkoniV (e vërtetë), nëse fjalitë e përbëra janë me marrëdhënie ftilluese ose G (e gabuar) nëse nuk janë. Babai ishte i sigurt se vëllai do të kthehej sërish. V GMbi Korab erdhi dhe u var një re e madhe dhe e bardhë. V GAi kishte frikë se të gjitha dyshimet do të binin mbi të. V GFolësi pohoi se rreziqe të tilla viheshin re edhe këtu. V G3 Nënvizoni vetëm fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditura ftilluese. Qarkoni mjetin lidhës të tyre.Doruntina besonte se i vëllai, Kostandini, nuk kishte vdekur. Zonja mëmë besonte tjetër gjë. Ajo mendonte që Kostandini do të kthehej nga ajodhima dhe do të trokiste në portë. Njerëzit gjithsesi nuk do ta besonin dhe do ta merrnin për të marrë. Po, fundja nuk kishte rëndësi kjo që po ndodhte. Ato e dinin se përse Kostandini u ngrit prej atij varri të zi. Doruntinës i ra në mendje se kur ai erdhi, fytyrën e kishte të zbehtë dhe rrobat të pluhurosura. 4 Ndërtoni skemat e fjalive të përbëra me nënrenditje.Një mbrëmje vjeshte, ngarkuar me një shi të ftohtë, si të ishte fjollë bore dhe një mjegull të dendur, disa dasmorë, që kishin marrë një nuse në një katundth të largët, po kalonin nëpër bajrakun e tij. Andej kishte kaluar edhe një tabor me ushtarë të huaj, që shoqëronin një luftëtar malësor, i cili ishte i lidhur me zinxhirë, që ta çonin në sarajet e pashait. Skema e fjalisë 1 Skema e fjalisë 2
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94