Page 91 - Demo
P. 91


                                    Njohuri për gjuhën 89Fjalitë e përbëra me nënrenditje rrethanore1 Qarkoni V (e vërtetë), nëse fjalitë e përbëra janë me marrëdhënie rrethanore ose G (e gabuar), nëse nuk janë.Ku ka zë, s’është pa gjë. V GKishte hyrë në atë derë dhe kishte shtangur krejt. V GPuno në verë, që të hash në dimër. V GMe të kapur fluturën e artë, u shndërrua në një gur. V GMaleve tona askush nuk u këndoi ashtu siç u këndoi Naimi. V GZemra i ishte strukur saqë nuk ndiente më asgjë. V G2 Qarkoni mjetet lidhëse të fjalive të përbëra me marrëdhënie rrethanore. Emërtoni llojin e tyre.Nga vendi ku ndodhej, zërat e tyre vinin si zhurma të largëta. _______________________________________________________Që të arrijmë aty ku duhet, na lipset të punojmë fort. ____________________________________________________________________Sulltani dërgoi njerëzit e tij që të bisedonin me Skënderbeun. ______________________________________________________Djali vështroi të ëmën si të ishte kujtuar për diçka. ________________________________________________________________________Prindërit duaji dhe respektoji sa të jenë gjallë. _______________________________________________________________________________Sikur të isha ndodhur atje, nuk do ta lejoja të të ofendonte. __________________________________________________________Deti kishte dallgë të mëdha, kështu që anija ngeli në mol. _____________________________________________________________3 Zgjeroni fjalitë me pjesë të nënrenditura.Lexonte çdo mbrëmje + (pjesë e varur qëllimore) + (pjesë e varur shkakore)_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________Të gjithë filluan të qeshnin + (pjesë e varur kohore) + (pjesë e varur mënyrore)_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________(pjesë e varur kushtore) + nuk do të kisha dëgjuar + (pjesë e varur lejore)_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________(pjesë e varur kohore) + gjahtari vendosi + (pjesë e varur ftilluese) + (pjesë e varur shkakore)_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________4 Ndërtoni skemat e fjalive të përbëra me nënrenditje.Kur erdhe për herë të parë te ne, në Çilkat dhe më bleve pa më vështruar një herë në sy, pastaj më more me vete. Zemra ime ngriti krye kundër teje, mbushur me hidhërim e frikë. Por që atëherë ka kaluar shumë kohë. Ti më ke mëshiruar, Çarli, ashtu siç mëshiron njeriu i mirë qenin e vet. Zemra jote ishte e ftohtë, në të nuk pati vend për mua; por ti ke qenë gjithmonë i drejtë dhe je sjellë me mua ashtu siç duhet. Unë të kam qenë në krah, kur ti kryeje akte të guximshme, ose u dilje përballë rreziqeve të mëdha. Të krahasoja me burrat e tjerë dhe vija re se ishe më i mirë se shumë prej tyre, se ti dije të ruaje nderin tënd; fjalët e tua ishin të mençura, kurse gjuha e drejtë. Dhe fillova të krenohesha me ty. (“Burrnesha”, Xh. London)
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95