Page 92 - Demo
P. 92
90 Njohuri për gjuhënFjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditur përcaktore1 Qarkoni V (e vërtetë), nëse fjalitë e përbëra janë me marrëdhënie përcaktore ose G (e gabuar), nëse nuk janë.Nuk i kujtohej dita kur e kishte parë atë vajzë. V GVendi ku ndaloi, ishte i rrethuar nga pemë të larta. V GNëna e preu fjalën, pa nga dera që u hap papritur. V GDuke pasur frikë, nuk arriti të shkonte deri atje. V GShtëpia e thjeshtë plot me libra, ngjasonte me bibliotekën e qytetit. V G2 Dalloni llojin e fjalive të përbëra me nënrenditje.Rafti ku vendosi librat, ishte në të djathtë të dhomës. __________________________________________________Gjithmonë shkonte ku të donte. __________________________________________________Libri që i ra në dorë, ishte nga më bukurit. __________________________________________________Kujtonte që ai nuk e kishte pyetur asnjëherë për këtë ngjarje. __________________________________________________Mbahej te parmakët e shkallëve që të mos rrëzohej. __________________________________________________Mendonte se po ta lajmëronte, do të ishte më mirë për të. __________________________________________________Mund të vonohesh sa të duash, sepse kemi ende kohë. __________________________________________________3 Ktheni fjalitë e thjeshta në fjali të përbëra me pjesë të nënrenditura përcaktore, duke shndërruar përcaktorët me të zezë në pjesë të nënrenditur.Nxënësi i fundit hipi në tribunë. __________________________________________________________________________________________ __________Nuk po e kujtonte kohën e njohjes me të. _____________________________________________________________________________________Djali pa me vëmendje nga dera e hapur. _______________________________________________________________________________________Rregullat e përcaktuara, nuk duheshin shkelur. _____________________________________________________________________________Nuk i kujtohej mirë dita e daljes në pension. _________________________________________________________________________________Vendi i qëndrimit të autobusit kishte ndryshuar. ___________________________________________________________________________4 Ndërtoni skemat e fjalive të përbëra me nënrenditje.Një mbrëmje vjeshte, ngarkuar me një shi të ftohtë, si të ishte fjollë bore dhe një mjegull të dendur, disa dasmorë, që kishin marrë një nuse në një katundth të largët, po kalonin nëpër bajrakun e tij. Andej kishte kaluar edhe një tabor me ushtarë të huaj, që shoqëronin një luftëtar malësor, të lidhur me zinxhirë, për ta çuar në sarajet e pashait. Të lodhur dhe të kapitur, mugëtira i zuri pranë një fshati të madh. Kur po nxitonin kuajt, ata panë në anë të rrugës një njeri të shtrirë, vrarë me plumb dhe gjakun e shpëlarë mbi ballin e qullur. Malësorin askush nuk e njihte, sepse nuk ishte nga ato anë. Ndoshta ishte luftëtari që shoqëronte tabori turk. E kishin vrarë me plumb në ballë dhe e kishin lënë në shi, ndanë udhës së madhe.

