Page 93 - Demo
P. 93


                                    Njohuri për gjuhën 91Vlerësojmë dhe vetëvlerësojmë njohuritë për fjalinë e përbërëLexoni paragrafin e mëposhtëm dhe punoni ushtrimet në vijim.Ishte makinë, pra, dhe si makinë që qe, nuk kishte nevojë që të flinte. Natën, kur familja pushonte, Katerinoja, që të mos mërzitej, hekuroste pantallonat e profesor Izidorit, punonte me trikon që po thurte zonja Luiza, sajonte lodra për fëmijët, u jepte një e dy duar bojë e llak mureve të kuzhinës, karrigeve. Kur s’i mbetej më asnjë punë për të bërë, shkonte e ulej në kolltuk të sallonit dhe zgjidhte fjalëkryqe. Se botohej një revistë posaçërisht për robotë, me fjalëkryqe tepër të vështira, që kishin fjalët më të ngatërruara të fjalorit. Dhe zgjidhja e tyre u hante shumë kohë robotëve. (“Roboti që donte të flinte”, Xh. Rodari)1 Nënvizoni me një vijë fjalitë e përbëra në paragrafin e mësipërm. (4 pikë)2 Zgjeroni fjalitë me pjesë të bashkërenditura. (3 pikë)Makina ishte një robot (marrëdhënie kundërshtuese) ____________________________________________________________________I kishte mbushur ditët e saj (marrëdhënie përmbyllëse) _________________________________________________________________Mund të besonte ende tek ai robot (marrëdhënie veçuese) ___________________________________________________________3 Lidhni fjalinë me llojin përkatës. (5 pikë)Ishte kaq e bukur, si të ishte një princeshë përralle. • qëllimoreNëse vinin këtu te ne, do të na gjenin në këmbë. • kohoreNuk e kishte dëgjuar, se brenda bëhej zhurmë e madhe. • kushtoreKur bima rritet, ka nevojë për më shumë dritë. • shkakore • mënyrore4 Formoni fjali të përbëra me pjesë të nënrenditura, duke përdorur lidhëzat dhe mjetet lidhëse. (4 pikë)Se Ftilluese: ________________________________________________________________________________________________________________________________ Shkakore: _______________________________________________________________________________________________________________________________Që Qëllimore: ______________________________________________________________________________________________________________________________ Shkakore: _______________________________________________________________________________________________________________________________5 Ndani fjalinë e përbërë në pjesë; emërtoni pjesët, qarkoni mjetet lidhësedhe ndërtoni skemën e fjalisë. (6 pikë) Natën, kur familja pushonte, Katerinoja, që të mos mërzitej, hekuroste pantallonat e profesor Izidorit, punonte me trikon që po thurte zonja Luiza, sajonte lodra për fëmijët, u jepte një e dy duar bojë e llak mureve të kuzhinës, karrigeve.Ndarja e fjalisë në pjesë Skema e fjalisëPikët 0-5 6- 8 9-11 12-14 15-18 19- 20 21-22Notat 4 5 6 7 8 9 10
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96