Page 108 - Demo
P. 108


                                    106 FLETORE PUNE MATEMATIKA 91 Një klasë ka 15 vajza dhe 20 djem. Mosha mesatare e vajzave është 14 vjeç e 3 muaj, ndërsa e djemve është 14 vjeç e 6 muaj. Sa është mosha mesatare e nxënësve të kësaj klase?2 Tri klasat e nënta të një shkolle, përkatësisht me 35, 40 e 38 nxënës në një testim në matematikë arritën notat mesatare 4,1; 3,9 dhe 4,0. Sa është nota mesatare e të tria klasave së bashku?3 Rruga nga qyteti A në B, e gjatë 30 km, paraqitet me ngjitje. Një makinë e ngjit atë me shpejtësi mesatare 50 km/orë dhe e zbret me shpejtësi 90 km/orë. Sa është shpejtësia mesatare gjatë gjithë rrugës (ngjitje e zbritje)? 4 Për të arritur në kohë në vendmbërritje, një makinë, rrugën nga A në B duhet të kryente me shpejtësi mesatare 60 km/orë. Në gjysmën e parë të rrugës, shoferi pati defekt dhe eci me shpejtësi mesatare dy herë më të vogël sesa parashikimi. Për të arritur në kohë në vendmbërritje, në gjysmën e dytë të rrugës, ai eci me shpejtësi dy herë më të madhe. A arriti në kohë në vendmbërritje ky shofer?5 Në një klasë me 32 nxënës, raporti i djemve dhe vajzave është 3:5. Në një testim, nota mesatare e djemve është 3,7 dhe e vajzave 3,8. Sa është nota mesatare e klasës? 6 Në një test me sasi maksimale pikësh 40, 10 nxënës morën përkatësisht 32, 20, 7, 30, 25, 22, 18, 35, 10, 11 pikë. a) Gjeni mesataren e pikëve të marra. b) Gjeni amplitudën. 7 a) Kush e hedh më mirë topin:  Joni, që në 9 prova, arriti rezultatet: 8, 25, 82, 10, 0, 32, 9, 41, 0 (m); Diana, që në 11 prova, arriti rezultatet: 75, 83, 104, 0, 2, 68, 0, 0, 0, 1, 7 (m); Riku, që në 5 prova, arriti rezultatet 14, 56, 102, 37, 76 (m)? b) A është mesatarja treguesi më i mirë për t’u përdorur? 11.4 Mesataret
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112