Page 109 - Demo
P. 109


                                    11 Të dhënat dhe probabiliteti 1071 Hidhet një zar. Shkruaj hapësirën e rezultateve. Gjeni:a) probabilitetin që të bjerë numri 1;b) probabilitetin që të bjerë numër çift;c) probabilitetin që të bjerë një numër më i madh se 5;d) probabilitetin që të bjerë një numër më i madh se 2, por më i vogël se 6;e) probabilitetin që të bjerë numri 7.2 Një çantë përmban katër sfera me numrat nga 1 në 4. Një nga sferat nxirret rastësisht nga kutia dhe nuk futet në kuti. Më pas, nga kutia nxirret dhe një sferë tjetër. Renditni të gjitha çiftet e numrave që përbëjnë hapësirën e rezultateve për këtë eksperiment.3 Tri monedha hidhen rastësisht. Renditini të gjitha rezultatet e mundshme që përbëjnë hapësirën e kësaj ngjarjeje.4 Hidhet një kupë letre. Ajo bie me fund 27 herë, me buzë 32 herë dhe anash 41 herë. a) Cilat janë rezultatet e mundshme të hedhjes së kupës? A janë njësoj të mundshme? b) Gjeni dendurinë relative për secilin nga këto rezultate. 5 Me anën e shifrave 1, 2, 3, dhe 4 pa i përsëritur formohen numra dyshifrorë. Gjeni hapësirën e rezultateve të mundshme. Gjeni: a) sa numra dyshifrorë çift formohen;b) sa numra më të vegjël se 30 formohen;c) sa numra më të mëdhenj se 20 dhe më të vegjël se 30 formohen;d) sa numra më të mëdhenj së 40 formohen.6 Radhiten rastësisht shkronjat L, M, U, I. Tregoni të gjitha rezultatet e mundshme që formohen. Cili është probabiliteti që të formohet fjala LUMI?7 Në një provë hidhen dy zare, njëri i zi dhe tjetri i kuq dhe mbahen shënim numri i pikëve n në faqen e sipërme të zarit të kuq dhe numri m i pikëve të shënuara në faqen e sipërme të zarit të zi. Gjeni hapësirën e rezultateve.11.5 Hapësira e rezultateve dhe ngjarjet
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113