Page 11 - Demo
P. 11


                                    1 BASHKËSITË NUMERIKE 91.3 Bashkësitë numerike1 Shkruani me emërtim bashkësitë e:a) numrave natyrorë ndërmjet 5 dhe 12;b) numrave të plotë ndërmjet 5 dhe 12.c) A janë të njëjta bashkësitë e pikave a dhe b? Argumentoni përgjigjen.2 Jepen shifrat 1, 3 dhe 5.a) Shkruani bashkësinë e numrave natyrorë treshifrorë të formuar me shifrat e mësipërme (çdo shifër të përdoret vetëm një herë).b) Sa elemente ka kjo bashkësi?c) Cili prej tyre është elementi më i madh? Po elementi më i vogël?3 Shënojmë me M bashkësinë e numrave natyrorë që janë shumëfisha të numrit 3. Verifikoni saktësinë e shënimeve:6 ∊ M; 18 ∊ M; 21 ∊ M; {3,6} ∊ M; {3} ∊ M; 3 ∊ M; {3} ∊ M; 7 ∊ M.4 Nga bashkësitë e mëposhtme vetëm njëra është e pafundme. Cila është ajo?A = {x ∊ N/ x < 100}; B = {x ∊ N/x < –50}; C = {x ∊ Z/ x < –100}; D = {x ∊ Q/ x2 = 16}.5 Shkruani bashkësitë e rrënjëve racionale të ekuacioneve të mëposhtme:a) (x – 1)(3 – x) = 0; b) (5x – 2)(x + 1) = 0;c) x2 – 5x = 0; d) x3 – 7x2 = 0.6 Verifikoni vërtetësinë e pohimeve:a) Çdo numër racional është numër i plotë.b) Çdo numër i plotë është numër racional.7 Jepet numri racional z = 4872.a) Tregoni dy numra racionalë të barabartë me të, por që e kanë emëruesin më të vogël se 72.b) Tregoni dy numra racionalë të barabartë me të, por që e kanë emëruesin më të madh se 72.8 Numri a = 24x është numër i plotë. Gjeni bashkësinë që përshkon ndryshorja x.
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15