Page 110 - Demo
P. 110


                                    108 FLETORE PUNE MATEMATIKA 91 Në një kuti janë vendosur 5 sfera të kuqe, 3 të bardha dhe 7 të zeza. Tërheqim rastësisht një prej tyre. Gjeni probabilitetin:a) sfera është e kuqe; b) sfera nuk është e bardhë;c) sfera është e kuqe ose e bardhë; d) sferë është me ngjyrë.2 Në një raft janë vendosur 90 libra matematike, fizike e kimie. Libra matematike janë 2 herë më shumë se libra fizike dhe 3 herë më pak se libra kimie. Marrim rastësisht një libër. Gjeni probabilitetin:a) është libër matematike;b) nuk është libër kimie;c) është libër kimie ose fizike.3 Një klasë ka 35 nxënës, ku vajza janë 10 më shumë se djem. Në mësim ngrihet rastësisht një nxënës. Gjeni probabilitetin:a) nxënësi është vajzë; b) nxënësi është djalë.4 Në një klasë me 35 nxënës, numri i djemve dhe i vajzave është në raportin 4:3. 20% e djemve dhe 40% e vajzave merren me sport. Në mësim ngrihet rastësisht një nxënës. Gjeni probabilitetin:a) është djalë;b) është vajzë që merret me sport;d) nuk merret me sport;e) është djalë që nuk merret me sport.5 Merren të gjithë numrat natyrorë nga 1 deri 20. Zgjedhim njërin prej tyre. Gjeni probabilitetin;a) numri i zgjedhur është numër tek;b) numri i zgjedhur është shumëfish i pesës;c) numri i zgjedhur është shumëfish i treshit;d) numri i zgjedhur është shumëfish i treshit dhe i pesës.6 Shkronjat e fjalës FIZIKA janë shkruar në etiketa të veçanta. Zgjedhim njërën prej tyre. Gjeni probabilitetin:a) shkronja e zgjedhur është Z; b) shkronja e zgjedhur është zanore.c) Cila nga shkronjat ka probabilitet më të madh për t’u zgjedhur? Argumentoni përgjigjen.11.6 Kuptimi i probabilitetit
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114