Page 111 - Demo
P. 111


                                    11 Të dhënat dhe probabiliteti 1091 Jona ka dy kuti. Kutia A ka 18 lëmshe, 15 prej tyre janë të kuq.Kutia B ka 40 lëmshe, 32 prej tyre janë të kuq.Ajo zgjedh rastësisht një lëmsh nga çdo kuti. Cila kuti ka mundësitë më të mëdha që të zgjidhet një lëmsh i kuq?2 Tabela tregon probabilitetin që trenat që mbërrijnë në një stacion janë me vonesë ose mbërrijnë më herët. Mbërritja herët vonë në kohëProbabiliteti 3% 9%a) Gjeni probabilitetin që treni mbërrin në kohë.b) Në këtë stacion mbërrijnë 400 trena në javë. Sa trena mund të mbërrijnë me vonesë në stacion?c) Një javë, 12 trena nga 450 mbërritën herët. A tregon kjo se probabiliteti që një tren të mbërrijë herët ka ndryshuar?3 Në një klub atletike:13 anëtarë stërviten të martën;15 anëtarë, të premten;8 anëtarë stërviten dhe të martën dhe të premten.a) Vizatoni diagramin e Venit. b) Shkruani numrin e anëtarëve që stërviten të martën dhe të premten në pjesën ku rrathët mbivendosen.c) Sa është numri i personave që mbeten për pjesën e rrethit të së martës, në mënyrë që në të gjithë rrethin e të martës të jenë gjithsej 13 anëtarë?d) Sa veta stërviten vetëm premten?e) Sa anëtarë janë gjithsej?f) Sa është probabiliteti që personi i zgjedhur rastësisht stërvitet:I. vetëm të martën; II. të martën dhe të premten.4 Një kuti ka topa me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të zezë. Probabiliteti që të zgjidhet një top i kuq është 29, një top i zi është 49.Sa është probabiliteti që të zgjidhet një top i bardhë?11.7 Renditja e rezultateve të mundshme
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115