Page 112 - Demo
P. 112


                                    110 FLETORE PUNE MATEMATIKA 91 Në një kuti ndodhen 20 sfera me madhësi të njëjtë, por të katër ngjyrave (e kuqe, jeshile, blu dhe e verdhë). Marrim nga kutia njërën sferë dhe pasi i shënojmë ngjyrën e futim përsëri në kuti. Këtë provë e realizojmë 500 herë dhe hartojmë në këtë mënyrë tabelën e mëposhtme:Ngjyra E kuqe Jeshile Blu E verdhëDenduria 153 72 58 217a) Gjeni se sa sfera të secilës ngjyrë ka në këtë kuti.b) Përfundimi i arritur është i sigurt apo i përafërt?c) E realizojmë këtë provë 300 herë. Gjeni sa herë do të përsëritet secila ngjyrë.d) A mund të themi me siguri se në kuti ka më shumë sfera të verdha sesa blu?e) A mund të themi me siguri se në kuti ka më shumë sfera jeshile sesa blu?2 Në tabelë jepet numri i nxënësve nga shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet e një qyteti.Përgjigjuni pyetjeve:a) Sa për qind e nxënësve të këtij qyteti janë djem?b) Sa për qind e nxënësve të këtij qyteti janë vajza të shkollave profesionale?c) Cila nga degët është më e preferuara për nxënësit e këtij qyteti?d) Në qoftë se një klasë në gjimnaz ka mesatarisht 35 nxënës, a mund të parashikoni se sa prej tyre janë djem e sa vajza?e) Një nxënës arsyetoi si më poshtë: Në gjimnaze, 60% e nxënësve janë vajza. Atëherë shkolla A, e cila ka 120 nxënës në klasën e parë, ndër to 72 janë vajza dhe 48 janë djem. A ka të drejtë ky nxënës? Diskutoni!f) Nga tabela, del se gjimnazet e këtij qyteti i ndjekin nxënës, 60% e të cilëve janë vajza. A rrjedh që këtej se 60% e banorëve të këtij qyteti janë vajza? Djem VajzaGjimnaze 2080 3120Shkolla profesionale 2210 140511.8 Probabiliteti statistikor
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116