Page 113 - Demo
P. 113
111 11 Të dhënat dhe probabiliteti3 Probabiliteti që një qitës të godasë shenjën është 0,1.a) A mund të themi që në 10 goditje ky qitës do ta godasë shenjën? b) A mund të themi që në 2000 goditje ky qitës do ta godasë 200 herë shenjën? 4 Një nxënës ndërtoi vetë një zar kubik. Për të verifikuar nëse zari është i rregullt, ai e hodhi atë 30 herë. Të dhënat që mori, jepen në tabelë:Pikët 1 2 3 4 5 6Denduria 8 3 6 5 2 6a) Me këto të dhëna, a mund të arrijmë në përfundimin se zari nuk është i rregullt? b) Nxënësi nuk u bind nga përfundimi i arritur dhe e hodhi zarin 1500 herë, pas së cilës rezultoi tabela e mëposhtme:Pikët 1 2 3 4 5 6Denduria 239 252 244 258 257 250Diskutoni nëse zari i ndërtuar nga ky nxënës është i rregullt apo jo i rregullt.5 Alketa e hodhi monedhën 50 herë dhe mori këto rezultate:Lekë Stemë23 27A mendoni se monedha është e rregullt? Shpjegoni arsyetimin tuaj.6 Numri i pacientëve, që kanë shkuar për vizitë te mjeku gjatë një dite, jepet në tabelën e mëposhtme sipas grupmoshave:Mosha 0-19 20-29 30-39 40-49 50-59 60-69Numri i pacientëve 12 23 14 7 10 14a) Ç’pjesë e pacientëve janë të grupmoshës 20-29 vjeç?b) Sa është probabiliteti që një pacient të jetë 50 ose më shumë se 50 vjeç?7 Arbri mbajti shënim ngjyrat e makinave që kalojnë pranë shkollës së tij. Rezultatet e tij tregohen në këtë tabelë:Ngjyra e makinës E kuqe E gjelbër E kaltër E bardhë E zezë tjetërNumri 92 45 84 69 47 63Vlerësoni probabilitetin që makina e radhës që do të kalojë, të jetë e kaltër.

