Page 37 - Demo
P. 37


                                    4 Ekuacione dhe inekuacione lineare me një ndryshore 354.3 Problema që zgjidhen me ekuacione1 Një edukatore do të shpenzojë 350 euro për t’u blerë 15 fëmijëve dhurata dy llojesh: fustane me çmim 25 euro copa për vajza, dhe bluza me çmim 20 euro për djem. Sa fustane do të blejë ajo?2 Dy enë kanë përkatësisht 15 litra dhe 40 litra vajguri. Në to do të shtohet sasia e vajgurit, duke hedhur nga një enë e tretë që ka 50 litra. Sa litra duhen hedhur në enën e parë që ato të jenë të mbushura njëlloj?3 Një turist po ecte gjatë rrugës së një tramviji. Ai vuri re se çdo 12 minuta kalonte pranë tij një tramvaj, që ecte në të njëjtin drejtim me të, dhe çdo 4 minuta kalonte një tramvaj tjetër, që lëviste në drejtim të kundërt me të. Ai dhe tramvajet lëviznin në mënyrë të njëtrajtshme. Gjeni në sa minuta nisen tramvajet, njëri pas tjetrit, nga pikat e tyre të nisjes.4 Baza e një trekëndëshi dybrinjënjëshëm është 5 cm më e madhe se brinja anësore e tij, dhe perimetri është 46 cm. Gjeni brinjët e trekëndëshit.5 Babai i një vajze është 34 vjeç, kurse vajza 7 vjeçe. Pas sa vjetësh, mosha e babait do të jetë sa dyfishi i moshës së vajzës?6 Për të prodhuar 228 detale u përdorën dy makina. Njëra prej tyre bën 15 detale në orë dhe tjetra 12 detale në orë. Kur njëra makinë punon, tjetra nuk është në punë. Sasia e detaleve duhet prodhuar për 17 orë. Sa orë duhet të punojë secila makinë?7 Një gotë ka 100 g qumësht me përmbajtje sheqeri prej 10%. Sa qumësht pa sheqer duhet të shtojmë në gotë, në mënyrë që përqindja e tij të bëhet 6%?8 Shuma e katër numrave të plotë të njëpasnjëshëm është 246. Cilët janë këta numra?9 Kur e pyetën Pitagorën se sa nxënës kishte, ai u përgjigj. “Gjysma e nxënësve mëson matematikë; çereku mëson muzikë; 17 e nxënësve rri në heshtje dhe veç këtyre janë edhe tri gra”. Sa nxënës kishte Pitagora?
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41