Page 43 - Demo
P. 43
41 4 Ekuacione dhe inekuacione lineare me një ndryshore4.9 Inekuacione të dyfishta1 Zgjidhni inekuacionin e dyfishtë –1 < 3 – 2x < 11. 2 Zgjidhni inekuacionet e dyfishta. a) –3 < 2x – 1 < 3; b) –12 < 5 – x < 12. 3 Për ç’vlera të x, vlerat e shprehjes 2x – 4 i përkasin intervalit numerik (–1; 5)? 4 Për ç’vlera të x, vlerat e thyesës x – 54 i përkasin intervalit numerik (0; 5)? 5 Janë përzier 12 kg të një lloj mielli me 10 kg të një lloji tjetër mielli. Çmimi i miellit të parë është 0,50 euro për kg, kurse çmimi i përzierjes del midis 0,45 dhe 0,60 euro për kg. Sa është çmimi i llojit të dytë të miellit? 6 Për ç’vlera të x, vlerat e funksionit y = 2x – 4 janë në intervalin (–4; 6)? Për ç’vlera të x, vlerat e funksionit y = 1 – x3 janë pozitive, por jo më të mëdha se 2?7 Për ç’vlera të x, grafiku i funksionit y = 5 – 3x2 ndodhet midis drejtëzave y = 1 dhe y = 2? 8 Për ç’vlera të x, vlerat e shprehjes 2x – 4 ndodhen midis vlerave përgjegjëse të shprehjeve 1 – x dhe 3 + 5x? 9 Gjeni numrin më të madh të plotë, që është zgjidhje e inekuacionit: 1,6 – (3,2 – 0,2y) < 5,1. 10 Gjeni numrin më të vogël të plotë, që është zgjidhje e inekuacionit:8(0,6 – y) < 24,2 – 7y. 11 a) Për ç’vlera pozitive të x është i vërtetë mosbarazimi: 0,75 – x < 1,5 – 0,5x?b) Për ç’vlera negative të z është i vërtetë mosbarazimi: 1,2(z – 5) < 0,5z + 0,1?

