Page 45 - Demo
P. 45


                                    XXXXXX 143Gjeometria në rrafsh 1 51 a) Konstruktoni tri drejtëza, në mënyrë që ato të priten dy nga dy. b) Shënoni gjithë pikat e prerjes së këtyre drejtëzave. c) Sa pika prerjeje gjeni? (Të shihen të gjitha rastet e mundshme.)2 Hiqni drejtëzën a dhe merrni në të dy pika A dhe B. Shënoni në drejtëz një pikë C, në mënyrë që: a) pika B të ndodhet ndërmjet pikave A, C;b) pika A të ndodhet ndërmjet pikave B, C; c) pika C të ndodhet ndërmjet pikave A, B. 3 Kur tri ose më shumë pika i quajmë kolineare dhe kur jokolineare?4 Një pikë e vetme, a përcakton një drejtëz të vetme? Arsyetoni pse.5 Konstruktoni drejtëzën a dhe shënoni në të dy pika M, N. a) Shënoni pikën E të segmentit [MN] dhe pikën F të drejtëzës që nuk ndodhet në [MN]. b) Nga pikat F, M, N, cila ndodhet ndërmjet dy të tjerave? 6 Është dhënë drejtëza a dhe pikat A, X, Y, Z në këtë drejtëz. Dihet që pikat X, Y janë nga e njëjta anë e pikës A dhe pikat X, Z gjithashtu janë nga e njëjta anë e pikës A. Si janë vendosur pikat Y, Z kundrejt pikës A? 7 Janë dhënë gjashtë rrafshe, çdo dy prej të cilave priten. Sa është numri më i madh i drejtëzave prerëse të tyre?8 Jepet një rrafsh α dhe një pikë A jashtë rrafshit. Sa drejtëza paralele me rrafshin kalojnë nga pika A?9 Vërtetoni se nëse dy drejtëza janë pingule mbi të njëjtin rrafsh, ato janë paralele ndërmjet tyre. 5.1 Kuptimet themelore dhe ato të nxjerra të gjeometrisë
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49