Page 47 - Demo
P. 47
5 Gjeometria në rrafsh 1 455.3 Kongruenca e segmenteve dhe këndeve1 Gjysmëdrejtëza [OC) e ndan këndin ∠ AOB në dy pjesë. A janë kongruente këndet AOB dhe AOC? 2 Pika M është pikë e brendshme e segmentit [AB]. a) A janë kongruente segmentet [AM] dhe [AB]? b) A mund të jenë kongruente segmentet [AM] dhe [MB]? Në cilin rast? 3 A mund të themi se çdo figurë është kongruente me veten? 4 Në drejtëzën a janë dhënë pikat A, B. Gjeni në drejtëzën a pikën C, të tillë që: a) [AB] ≡ [BC]; b) [AC] ≡ [AB]; c) [AC] ≡ [CB]. 5 Është dhënë këndi ∠ AOB. Të konstruktohet gjysmëdrejtëza [OC), në mënyrë që të jenë kongruente këndet: a) ∠ AOC dhe ∠ COB; b) ∠ AOC dhe ∠ AOB; c) ∠ BOC dhe ∠ AOB. 6 Për tri pika A, B, C dihet që AC = 5 cm, AB = 3 cm dhe BC = 4 cm. A mund të shtrihen këto pika në një drejtëz? 7 Segmenti me gjatësi b cm është ndarë nga një pikë e çfarëdoshme në dy segmente. Gjeni largesën midis meseve të tyre. 8 Masat në shkallë të dy këndeve janë të barabarta. A mund të themi që këndet janë kongruente? 9 Dy kënde janë kongruente. A janë kongruente këndet e bashkëmbështetura të tyre? 10 Jepen tri pika A, B, C në një drejtëz dhe pika D që nuk shtrihet në këtë drejtëz. Tregoni që ndër segmentet [AD], [BD], [CD] të paktën dy nuk janë kongruente ndërmjet tyre.

