Page 48 - Demo
P. 48
46 FLETORE PUNE MATEMATIKA 95.4 Përkufizimi. Aksioma. Teorema1 A është e drejtë të themi: “Aksiomë quhet fjalia matematike që nuk ka nevojë për vërtetim”? 2 A mund të jepni përkufizim për: a) pikën; b) drejtëzën; c) këndin e shtrirë? 3 A është teoremë fjalia: a) Këndi i drejtë e ka masën 90˚. b) Dy figura kongruente me një të tretë janë kongruente ndërmjet tyre. 4 A është teoremë fjalia: a) Nëse dy numra të plotë janë çift, atëherë shuma e tyre është numër çift. b) Nëse dy numra të plotë janë tek, atëherë shuma e tyre është numër tek. c) Shuma e një numri të plotë çift me një numër të plotë tek është numër tek. 5 Vërtetoni teoremën: “Nëse dy kënde shtuese kanë masa të barabarta, atëherë ato janë të drejta”. 6 Në teoremën: “Shuma e dy numrave të plotë është numër i plotë”, dalloni kushtin dhe përfundimin. Formuloni ndryshe teoremën. 7 Ç’mjafton të bëni për të treguar që një fjali matematike nuk është teoremë? 8 Aksioma është: a) teoremë; b) përkufizim; c) fjali që s’ka nevojë për vërtetim; d) fjali që pranohet pa vërtetim. Rrethoni përgjigjen e saktë.9 Jepni përkufizimin e: a) katrorit; b) një drejtëze simetrie;c) trapezit; d) perimetrit;e) trekëndëshit barabrinjës f) sipërfaqes.10 Vërtetoni teoremën “Nëse dy kënde janë të kundërta në kulm, atëherë janë kongruente”. Formuloni pohimin e anasjelltë, a është teoremë?

