Page 49 - Demo
P. 49


                                    5 Gjeometria në rrafsh 1 475.5 Veti të trekëndëshit1 Brinjët e një trekëndëshi janë 3,5 cm; 5,2 cm dhe 7,8 cm. Gjeni perimetrin e tij. 2 Në një trekëndësh barakrahës, baza është 15 cm. Ajo është sa 34 e brinjës anësore. Gjeni perimetrin e trekëndëshit. 3 Eltoni ka një tel me gjatësi 42 cm. Ai dëshiron që të ndërtojë me të një trekëndësh me njërën brinjë 18 cm dhe brinjën tjetër 21 cm. A mund ta ndërtojë ai një trekëndësh të tillë? 4 A ekziston trekëndësh me perimetër 80 cm dhe njërën brinjë 41 cm? Argumentoni përgjigjen. 5 Me anën e këndmatësit, Iliri mati me kujdes këndet e një trekëndëshi dhe gjeti: ∠A = 74o; ∠B = 59o dhe ∠C = 48o. A i ka bërë mirë matjet Iliri? Argumentoni përgjigjen.6 Njëri kënd i trekëndëshit është 40o. Gjeni këndet e tjera të këtij trekëndëshi, në qoftë se ato janë në raportin 3:4. 7 Gjeni këndet e një trekëndëshi, në qoftë se ato rrinë ndërmjet tyre si: a) 1:2:3; b) 3:7:8. 8 Gjeni këndet e ngushta të një trekëndëshi kënddrejtë në qoftë se: a) njëri kënd i ngushtë është 48o20’; b) njëri kënd i ngushtë është sa 23 e këndit tjetër; c) këndet e tij rrinë si 4:5. 9 Në brinjët anësore [AB] dhe [AC] të trekëndëshit barakrahës ABC janë shënuar pikat P dhe Q, të tilla që ∠ PMB =∠ QMC, ku M është mesi i bazës [BC]. Vërtetoni që BQ = CP. 10 Perimetri i trekëndëshit barakrahës është 15,6 m. Gjeni brinjët e tij nëse baza: a) është 3 m më e vogël se brinja anësore; b) është dy herë më e vogël se brinja anësore.
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53