Page 51 - Demo
P. 51


                                    5 Gjeometria në rrafsh 1 495.7 Konstruktime trekëndëshash 1 Konstruktoni trekëndëshin me brinjë m, n dhe kënd ∝ ndërmjet tyre, në qoftë se jepen: a) m = 4 cm; n = 3 cm; ∝ = 70˚. b) m = 5 cm; n = 5 cm; ∝ = 40˚. c) m = 3 cm; n = 5 cm; ∝ = 90˚. 2 Konstruktoni trekëndëshin me brinjë c dhe këndet e anëshkruara kësaj brinje α dhe β. a) c = 5 cm; α = 30˚; β = 45˚. b) c = 4 cm; α = 90˚; β = 70˚. c) c = 6 cm; α = 120˚; β = 20˚. 3 Konstruktoni trekëndëshin me brinjë m, n dhe p, në qoftë se jepen: a) m = 5 cm; n = 4 cm; p = 2 cm. b) m = 5 cm; n = 4 cm; p = 3 cm. c) m = 6 cm; n = 2 cm; p = 5 cm. 4 Perimetri i një trekëndëshi barabrinjës është 18 cm. Gjeni perimetrin e një trekëndëshi tjetër barabrinjës, në qoftë se brinja e tij është: a) 2,3 cm më e madhe se brinja e trekëndëshit të parë; b) 1,2 cm më e vogël se brinja e trekëndëshit të parë; c) 2 herë më e madhe se brinja e trekëndëshit të parë; d) është në raportin 4:3 me brinjën e trekëndëshit të parë. 5 Brinja e një trekëndëshi barabrinjës është 10 cm. Perimetri i një trekëndëshi tjetër barabrinjës është 30 cm. Tregoni se këta trekëndësha janë kongruentë.6 Në një drejtëz jepen tri pika M, N, P. a) A është e mundur që MN = 3 cm, NP = 4 cm, MP = 5 cm? b) Nëse MN = 7 cm dhe NP = 6 cm, sa mund të jetë gjatësia e MP? 7 Gjysmëdrejtëza [OC) e ndan këndin AOB në dy pjesë. Dihet që ∠AOB = 64˚, kurse ∠AOC është 20˚ më shumë se ∠BOC. Gjeni BOC.
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55