Page 57 - Demo
P. 57
5 Gjeometria në rrafsh 1 555.13 Konstruktimi i disa vendeve gjeometrike të pikave në rrafsh1 Konstruktoni dy drejtëza paralele me largesë ndërmjet tyre 2 cm. 2 Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit që kanë largësinë 4,3 cm nga një pikë O e rrafshit.3 Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit që kanë largesën 3,5 cm nga një drejtëz a në rrafsh.4 Konstruktoni një drejtëz d dhe një segment AB, i cili pret drejtëzën. Me vizore dhe kompas, gjeni pikën e drejtëzës d, që është e baraslarguar nga skajet e segmentit AB.5 Është dhënë drejtëza d dhe pika A jashtë saj. Shënojmë me B një pikë në drejtëzën d. Gjeni një pikë C, të tillë që trekëndëshi ABC të jetë barabrinjës.6 Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit, të cilat janë të baraslarguara nga dy pika të dhëna.7 Gjeni bashkësinë e pikave të rrafshit, që janë të baraslarguara nga dy drejtëza të rrafshit, të cilat priten.8 Nga një pikë M e rrethit konstruktoni tangjenten e rrethit me qendër O dhe rreze r.9 Të konstruktohet tangjentja e rrethit: a) paralelisht me një drejtëz të dhënë;b) normal mbi drejtëzën e dhënë;c) formon këndin 60˚ me drejtëzën e dhënë.10 Të caktohet bashkësia e pikave prej të cilave rrethi me rreze 5 cm shihet nën këndina) 60˚; b) 120˚.11 Vërtetoni që dy trekëndësha barakrahës janë kongruentë, nëse brinja anësore dhe këndi përballë bazës në njërin trekëndësh janë përkatësisht kongruentë me brinjën anësore dhe këndin përballë bazës në trekëndëshin tjetër.

