Page 62 - Demo
P. 62


                                    60 FLETORE PUNE MATEMATIKA 96.5 Ndarja në përpjesë të dhënë1 Në mineralin e hekurit, për 7 pjesë hekur ka 3 pjesë mbeturina. Sa ton hekur të pastër ka në mineralin që përmban 210 tonë mbeturina?2 Për përgatitjen e supës, për 100 g ujë duhen marrë 40 g oriz dhe 25 g mish. Sa mish, oriz dhe ujë duhen marrë për të përgatitur 500 g supë?3 Për gjelbërimin e qytetit, ndër 100 drurë u mbollën 10 blirë, 60 plepa dhe 30 palma. Sa blirë, plepa dhe palma janë mbjellë, kur dihet se gjithsej u mbollën 250 drurë?4 Në plazh, përpjesa meshkuj : femra është 55:45. Sa meshkuj ka në plazh, kur numri i pushuesve është 240?5 Brinjët e një drejtkëndëshi rrinë si 3:7, kurse perimetri i tij është 40 cm. Sa janë brinjët e drejtkëndëshit?6 Perimetri i trekëndëshit dybrinjënjëshëm është 44 cm, kurse përpjesa e brinjës anësore me bazën është 4:3. Gjeni bazën.7 Masat e këndeve të trekëndëshit rrinë si 2:3:5. Gjeni masat e këtyre këndeve.8 Perimetri i trekëndëshit është 36 cm, kurse brinjët e tij rrinë si 3:4:5. Gjeni brinjët e trekëndëshit.9 Në shkollë ka 360 vajza. Sa nxënës ka në të, nëse djemtë përbëjnë 52% të numrit të nxënësve?10 Largesën midis dy qyteteve, makina e përshkoi për 1 orë e 15 minuta. Nëse shpejtësia do të ishte 10 km/orë më e vogël, ajo do ta përshkonte largesën për 1 orë e 30 minuta. Sa është largesa midis qyteteve?11 Segmenti me gjatësi 20 cm ndahet në dy pjesë në përpjesën 3:2. Sa është pjesa më e gjatë?12 Në një piknik këshillohet të merren për konsum 6 simite për 8 persona. Në piknik do të marrin pjesë 20 persona. Sa simite duhen marrë? 
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66