Page 63 - Demo
P. 63
61 6 Përpjesëtimi6.6 Varësia në përpjesëtim të drejtë1 Nga 21 kg farë liri u morën 5,1 kg vaj liri.a) Sa vaj do të merret nga 7 kg farë liri?b) Sa kg farë duhen për të marrë 7,55 kg vaj liri?2 Për 3 ditë u mblodh 16,5% e panxharit. Sa ditë duhen për të mbledhur 60,5% të panxharit?3 Një sferë metalike me vëllim 6 cm3 e ka masën 46,8 kg. Sa është masa e një sfere prej këtij metali, nëse vëllimi i saj është 2,5 cm3?4 Nga 20 kg mollë merren 16 kg pure mollësh.a) Sa pure merret nga 45 kg mollë?b) Sa mollë duhen marrë për 20 kg pure?5 Orizi përmban 75% amidon, kurse tërshëra 60% amidon. Sa tërshërë duhet të marrim për të patur po aq amidon sa në 5 kg oriz?6 Dallëndyshja e përshkoi një largesë për 0,5 orë me shpejtësi 50 km/orë. Për sa minuta e përshkon këtë largesë skifteri me shpejtësi 100 km/orë?7 a) Në 2,5 kg mish qengji përmban 0,4 kg proteina. Sa proteina përmban 3,2 kg mish qengji?b) Në 6,5 kg mish derri përmban 2,6 kg yndyra. Sa yndyra përmban 10,5 kg nga ky lloj mishi?8 Një punëtor kreu 38 e një pune për 2 orë. Për sa kohë do të kryejë ai 712 e kësaj pune?9 Vëmë njëri mbi tjetrin 30 xhetona identikë dhe marrim një pirg me lartësi 12 cm. Sa është lartësia e pirgut me 10 xhetona? 10 Marku bën 4 hapa për të përshkuar 2 m. Për të shkuar nga krevati i tij te dritarja, ai bën 9 hapa. Sa larg është krevati nga dritarja? 11 Në një qese me grurë, Luka ka numëruar 300 kokrra, që japin një masë prej 20 g. Sa kokrra gruri (afërsisht) ka në një qese që përmban 500 g grurë?

