Page 64 - Demo
P. 64


                                    62 FLETORE PUNE MATEMATIKA 96.7 Paraqitja e objekteve me shkallë zvogëlimi a zmadhimi 1 Në hartën me shkallë 1:200 000, një pjesë e autostradës paraqitet me një segment 20 cm të gjatë. Për sa kohë do ta përshkojë këtë pjesë të autostradës helikopteri, që fluturon me shpejtësi 100 km/orë? 2 Në një skicë me shkallë 1:3, gjatësia e detalit u paraqit me një segment me gjatësi 2,4 cm. Me sa do të paraqitet gjatësia e këtij detali në skicën me shkallë 2:1? 3 Largesa prej 20 m në terren është paraqitur në skicë me segmentin me gjatësi 1 cm.a) Gjeni shkallën e zvogëlimit. b) Me sa cm do të paraqitet në skicë largesa prej 35 m?4 Në skicë, gjatësia e shtëpisë është 25 cm. Sa është gjatësia e shtëpisë në terren, nëse shkalla e zvogëlimit është 1:300?5 Largesa midis dy qyteteve është 1300 km. Me sa cm do të paraqitet kjo largesë në hartën me shkallë 1:10 000?6 Një nga globet më të mëdha për paraqitjen e Tokës u ndërtua për një ekspozitë në vitin 1889. Ai kishte diametër 12,7 m. Cila ishte shkalla e zvogëlimit, duke ditur se rrezja e Tokës është afërsisht 6350 km?7 Gjatësia e rrethit është 1,2 m. Sa është gjatësia e një rrethi tjetër që e ka diametrin 5 herë më të madh se diametri i rrethit të parë?8 Një segmenti rrugor me gjatësi 3 km në Tokë, në hartë i përgjigjet një segment me gjatësi 4,5 cm. a) Me ç’segment do të paraqitet në hartë largesa, që në Tokë është 10 km? b) Sa është largesa në Tokë midis dy pikave, që largesën në hartë e kanë 1,8 cm? 9 Plani i një fushe është vizatuar me shkallë 1 : 5000. Dy pemë në fushë janë 420 m larg njëra-tjetrës. Sa larg do të jenë ato në plan?
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68