Page 65 - Demo
P. 65
6 Përpjesëtimi 636.8 Varësia në përpjesëtim të zhdrejtë1 Për ndërtimin e një stadiumi, 5 buldozerë pastruan një shesh prej 100 m2 për 210 minuta.a) Për sa kohë do ta pastrojnë këtë shesh 7 buldozerë?b) Për sa minuta, 5 buldozerë do të pastrojnë sheshin prej 150 m2?2 Për transportin e ngarkesës që mbartnin 12 vagonë u deshën 24 makina që mbartnin secila nga 7,5 tonë.a) Sa makina me aftësi mbartëse prej 4,5 tonë secila duhen për këtë punë?b) Sa makina që mbartin secila 7,5 kg duhen për ngarkesën e 20 vagonëve?3 Në një parcelë me syprinë 10 m2 u mbollën 200 fara bizele, nga të cilat mbinë 170.a) Sa bimë do të mbinin po të mbilleshin 250 fara?b) Sa fara bizele duhen për të mbjellë parcelën me syprinë 12 m2?4 Një rrotë përshkoi një largesë prej 380 m duke bërë 150 rrotullime.a) Sa rrotullime do të bëjë për të përshkuar të njëjtën largesë rrota me rreze 2 herë më të madhe?b) Sa rrotullime do të bëjë rrota fillestare për të përshkuar largesën 190 m?5 Një kovë përmban 6 l benzinë. Në një kovë me të njëjtën masë është hedhur katran. Sa l katran përmban kova e dytë, duke ditur se masa e 1 l benzinë është 0,8 kg, kurse masa e 1 l katran është 1,2 kg?6 Për transportimin e patates u përdorën dy makina. Tek e para prej tyre u ngarkua 1,2 herë më shumë patate se tek e dyta. Sa ton patate u ngarkuan në secilën makinë, nëse tek e dyta u ngarkua 0,9 ton më pak se tek e para?7 Brinjët e një drejtkëndëshi janë 6 cm dhe 8 cm. Në një drejtkëndësh tjetër me të njëjtën syprinë gjatësia është 12 cm. Sa është gjerësia e drejtkëndëshit të dytë?

