Page 66 - Demo
P. 66
64 FLETORE PUNE MATEMATIKA 96.9 Përqindja dhe promili1 Gjeni:a) 15% të 200; b) 12% të 60; c) 40‰ të 31; d) 4,5‰ të 100.2 a) Cili është numri 25‰ e të cilit është 15?b) Cili është numri 150% e të cilit është 30?c) Cili është numri 60‰ e të cilit është 36?d) Cili është numri 33 13 % e të cilit është 18?3 Në një enë hodhën 240 g ujë dhe 10 g kripë. Pas ca kohe, 50 g ujë avulloi. Gjeni përqindjen e përmbajtjes së kripës në tretësirë.a) në fillim; b) pas avullimit. 4 Makina shirëse dha 76 tonë grurë, duke dhënë 12 tonë më tepër nga plani. Me sa për qind u tejkalua plani?5 Në një depo kishte grurë, misër dhe tërshërë. Gruri përbënte 64% të drithit, kurse tërshëra 16% të drithit. Në trenin e mallrave ngarkuan gjithë grurin dhe misrin. Ç’përqindje të ngarkesës së trenit përbënte gruri? 6 Klasa ka 36 nxënës nga të cilët 3 janë me syze. Sa për qind e nxënësve të klasës janë me syze?7 Në provimin e matematikës, 9 nxënës që përbënin 2,5% të nxënësve të klasës morën notën 5. Sa nxënës ka klasa?8 Çmimi i një produkti u rrit nga 56 euro në 75,6 euro. Me sa për qind u rrit ai?9 Pas zbritjes me 15%, çmimi i një produkti u bë 34 euro. Sa ishte çmimi i mëparshëm?10 Pjesa tokësore e planetit tonë është 149 000000 km2. Ajo përbën 29,2% të të gjithë sipërfaqes. Sa është sipërfaqja e përgjithshme e Tokës?11 Një palë këpucë kushtojnë 35 euro. Nëse blihen më shumë se 5 palë, çmimi ulet me 20%. Sa palë këpucë blihen me 224 euro?

