Page 67 - Demo
P. 67
6 Përpjesëtimi 656.10 Interesi bankar1 Një qytetar fitoi 200 euro nga banka me interes 3%. Sa euro kishte depozituar ai?2 Një person futi në bankë 1600 euro dhe pas një viti nga interesi fitoi 55 euro. Me çfarë interesi punoi banka?3 Me çfarë interesi vjetor punon banka, nëse pas një viti kapitali prej 3000 euro sjell një fitim prej 150,50 euro?4 Bardhi futi në bankë 3120 euro. Pas një viti, ai kishte në bankë shumën prej 3269,76 euro. Me çfarë interesi punon banka?5 Një qytetar vendosi në bankën A shumën prej 2000 euro me interes 2% në vit, ndërsa një qytetar tjetër vendosi në bankën B shumën prej 3000 euro me interes 3% në vit.a) Gjeni interesin mujor të secilit.b) Gjeni fitimet e secilit pas dy vitesh depozitimi.6 Banka punon me interes 2,5%. Një person futi sasinë prej x eurosh. Pas një viti, ai disponon shumën prej 3450,50 euro. Gjeni x.7 Gjeni kohën, gjatë së cilës shuma prej 55 000 euro me normë interesi 1,8%, sjell interesin 5000 euro.8 Era ka nevojë për një kredi prej 30 000 euro për të blerë një makinë. Në qoftë se norma e interesit të bankës është 11% në vit, gjeni interesin e thjeshtë që do të paguajë Era për kredinë pas një viti; pas dy vjetësh; pas pesë vjetësh.9 Gjeni interesin e thjeshtë që paguhet për kreditë e mëposhtme:a) 45 000 euro për 5 vjet me 12% në vit;b) 50 000 euro për 10 vjet me 11% në vit. 10 Sipas ligjeve të një shteti, fitimet vjetore të një personi taksohen sipas të ashtuquajturi “tatim mbi të ardhurat”, i cili përbën 13% të fitimit. Çfarë shume paguan si tatim një shtetas, që fiton 2700 euro?

