Page 79 - Demo
P. 79
771 Pa përdorur figurë, plotësoni barazimet: a) MN + NK = ...; b) EF +... = EA; c) ...+ PR = AR. 2 Diagonalet e paralelogramit ABCD priten në pikën O (fig. 8.1). A janë të vërteta barazimet. a) OD + OB = OA + OC; b) BD + AC = AD + BC.3 Në gjashtëkëndëshin e rregullt ABCDEF shënojmë AB = a dhe AF = b. Shprehni vektorët BC, CD, DE, EF me anë të vektorëve a dhe b. 4 Paraqitni një vektor të dhënë a si shumë dy vektorësh. a) Që kanë drejtime pingule njëri me tjetrin. b) Që kanë drejtime të dhëna çfarëdo. 5 Si mund ta paraqesim vektorin e dhënë a me gjatësi a si shumë dy vektorësh me gjatësi b? Kur është e mundur kjo? 6 Në figurën 8.2 është paraqitur katrori ABCD dhe është hequr drejtëza (CE)||(BD). Vërtetoni se:a) AC + CE = AB + DC;b) (AD + DC) + CB = AB + CE; c) (OA + OC) + (OD + OB) = AD + CB. 7 Gjatësitë e vektorëve a, b janë përkatësisht a, b. Gjeni gjatësinë e vektorit a + b, nëse vektorët a, b: a) kanë drejtim e kah të njëjtë; b) kanë drejtim të njëjtë, por kah të kundërt. 8 Një varkë, që lëviz me shpejtësi 6 km/orë, niset nga një breg i lumit për të arritur në pikën më të afërt të bregut tjetër. Shpejtësia e rrjedhjes së lumit është 3 km/orë. Tregoni, me anë të ndërtimit, në ç’drejtim do të lëvizë varka. AEFDO CBFig. 8.1Fig. 8.2A ED COB8.2 Mbledhja e vektorëve

