Page 83 - Demo
P. 83
XXXXXX 181Ngjashmëria dhe homotetia 91 Trekëndëshat ABC me brinjë a, b, c dhe A1B1C1 me brinjë a1, b1, c1 janë të ngjashëm. Jepet a = 13 cm; b = 14 cm; c = 15 cm dhe a1 = 6,5 cm. Gjeni brinjët b1 dhe c1 të trekëndëshit të dytë, si dhe syprinat e të dy trekëndëshave.2 Koeficienti i ngjashmërisë së dy trekëndëshave është 13. Brinjët e trekëndëshit të parë janë përkatësisht 5 cm; 7 cm dhe 8 cm. Brinja e trekëndëshit të dytë, homologe e brinjës 5 cm është 10 cm më e gjatë se ajo. Gjeni brinjët e trekëndëshit të dytë.3 Brinjët e një trekëndëshi rrinë si 3:5:6. Brinja më e madhe e një trekëndëshi të ngjashëm me të është 21 cm. Gjeni brinjët e tjera të trekëndëshit të dytë.4 Katetet e një trekëndëshi kënddrejtë janë 3 cm e 4 cm. Hipotenuza e një trekëndëshi të ngjashëm me të është 15 cm. Gjeni:a) katetet e trekëndëshit të dytë;b) syprinat e të dy trekëndëshave.5 Brinjët e një trekëndëshi rrinë si 5:6:8. Perimetri i një trekëndëshi të ngjashëm me të është 38 cm.a) Gjeni brinjët e trekëndëshit të dytë.b) Gjeni brinjët e trekëndëshit të parë, në qoftë se brinja më e madhe e tij është 12 cm më e madhe se brinja më e vogël.6 Trekëndëshat ABC dhe A1B1C1 janë të ngjashëm me koeficient ngjashmërie 1,5.a) Gjeni raportin e syprinave të tyre.b) Gjeni raportin e perimetrave të tyre.c) Gjeni brinjën më të vogël të trekëndëshit të parë, në qoftë se ajo është 7 cm më e madhe se brinja më e vogël e trekëndëshit të dytë.d) Gjeni brinjët e trekëndëshit të parë, në qoftë se ato janë përkatësisht 7 cm; 8 cm dhe 10 cm më të mëdha se brinjët homologe të trekëndëshit të dytë.9.1 Trekëndëshat e ngjashëm

