Page 89 - Demo
P. 89


                                    9 Ngjashmëria dhe homotetia 879.6 Ngjashmëria e shumëkëndëshave1 Zgjerimi me qendër O dhe koeficient k = 12 shndërron katrorin ABCD në katrorin A1B1C1D1.a) Sa është koeficienti i zgjerimit me qendër O që e shndërron katrorin A1B1C1D1 në katrorin ABCD?b) Sa është raporti i brinjëve të katrorit ABCD me brinjët përkatëse të katrorit A1B1C1D1 ? Cili nga këta katrorë ka përmasa më të mëdha?2 Vizatoni një trekëndësh ABC dhe një pikë O në rrafshin e tij. Zgjerimi me koeficient k = 2, e shndërron trekëndëshin ABC në trekëndëshin A1B1C1. Të ndërtohet trekëndëshi A1B1C1 në qoftë se:a) pika O puthitet me pikën B;b) pika O ndodhet jashtë trekëndëshit ABC;c) pika O ndodhet brenda trekëndëshit ABC;d) pika O është mesi i brinjës AC.3 Drejtkëndëshi me përmasa 3 cm e 4 cm, me anën e një zgjerimi shndërrohet në një drejtkëndësh me diagonale 10 cm. Të gjenden përmasat e drejtkëndëshit përfytyrë.4 Një drejtkëndësh me përmasa 15 cm e 9 cm “zgjerohet” me koeficient k = 13. Të gjenden përmasat dhe sipërfaqja e drejtkëndëshit përfytyrë.5 Paralelogrami ABCD me brinjë AB = 8 cm. dhe BC = 6 cm, me anën e një zgjerimi ka për përfytyrë një paralelogram me brinjën më të madhe 20 cm. Të gjenden:a) koeficienti i zgjerimit;b) brinja më e vogël e paralelogramit të dytë.6 Fusha e futbollit është skicuar në një fletë me përmasa 6 cm dhe 4,5 cm. Sa është gjerësia reale e fushës, në qoftë se gjatësia e saj është 120 m.7 Dy pesëkëndësha janë të ngjashëm. Brinjët e pesëkëndëshit të parë janë:a = 1 cm; b = 2 cm; c = 4 cm; d = 5 cm dhe e = 8 cm. Brinja më e madhe e pesëkëndëshit të dytë është 24 cm. Gjeni brinjët e tjera të pesëkëndshit të dytë, si dhe perimetrin e tij.
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93