Page 10 - Demo
P. 10
FjalorRrëfime nga e kaluaraKutia e PandorësPasi Prometeu u dha njerëzve zjarrin dhe u mësoi zanate të ndryshme, njerëzit punuan dhe jeta e tyre u bë më e lumtur. Zeusit të madh nuk i pëlqeu kjo, ndaj vendosi t’u dërgonte njerëzve të keqen në tokë. Zeusi thirri djalin e tij, perëndinë Hefest, dhe e urdhëroi të përziente tokën me ujë dhe të bënte një vajzë me bukuri të jashtëzakonshme. Athina endi rrobat e saj të mrekullueshme me fije argjendi dhe i vuri një kurorë të artë në kokë. Afërdita i dha vajzës një bukuri të parezistueshme dhe Hermesi i dha një shpirt mashtrues dhe dinak.Ata e quajtën vajzën Pandora, që do të thotë “me të gjitha dhuratat”. Dhe me të vërtetë ishte kështu, sepse ajo mori dhurata nga të gjitha perënditë.Kur vajza ishte gati, Zeusi urdhëroi Hermesin ta çonte në shtëpinë e Epimeteut, vëllait të Prometeut. Prometeu e kishte paralajmëruar gjithmonë vëllain e tij që të mos pranonte asnjë dhuratë nga Zeusi dinak. Ai e dinte se këto dhurata mund t’u sillnin njerëzve vetëm fatkeqësi dhe vështirësi. Por Epimetiu nuk iu bind këshillës së mençur të vëllait të tij, dhe përveç të tjerave, vajza ishte aq e bukur saqë ai me kënaqësi e pranoi atë dhe mori Pandorën si grua. Së bashku me Pandorën, në shtëpinë e Epimeteut ishte shfaqur një kuti. Ajo ishte një dhuratë martese e Zeusit për Pandorën, por që ajo nuk duhej ta hapte. Kutia qëndroi për një kohë të gjatë në një cep të errët dhe askush nuk e hapi. Por një ditë, Pandora kureshtare dhe dinake, e nxitur nga kureshtja, iu afrua ngadalë.“Nuk do ta hap”, mendoi ajo, “do të hap vetëm pak kapakun sa të shikoj çfarë ka brenda saj.”Dhe ajo hapi vetëm pak kapakun. Por kjo çarje ishte e mjaftueshme që e gjithë e keqja, të gjitha veset dhe fatkeqësitë njerëzore, sëmundjet që gjendeshin në kuti të dilnin jashtë. E frikësuar, Pandora mbylli kapakun, por ishte tepër vonë. Të gjitha veset, sëmundjet dhe fatkeqësitë njerëzore u shpërndanë në tokë dhe vetëm shpresa mbeti Populli e ka endur fantazinë nëpër krijime artistike. Imagjinata e paskajë, por dhe mençuria e thellë e tij janë gërshetuar në mite, përralla, legjenda dhe fabula, duke i dhënë një kënaqësi të madhe, dikur, dëgjuesit e tani, lexuesit. Nëpërmjet krijimit të realiteteve imagjinare, ku përzihen realja dhe irrealja, ku ndodhin situata nga më të jashtëzakonshmet, ku takojmë personazhe nga më të çuditshmet, ku çdo gjë është e mundshme dhe e pranueshme, këto krijime na magjepsin, por edhe na bëjnë të mendojmë.Para leximitHefesti – bir i Zeusit dhe Herës, perëndia e zjarrit dhe farkëtari i armëve të perëndive.Epimeteu – titan. Ai është vëllait i Prometeut iu dha detyra të popullonin tokën me kafshë dhe njerëz.8Lexojmë Lexojmërrëfime popullore

