Page 102 - Demo
P. 102


                                    Fatos ArapiLamtumirë.Marr me vetedjegie perëndimesh nëpër muzgje të qeta,silueta qiparisash nëpër sfonde të murrmeullinjsh.Dhe blloqet e hijeve të Çikës,që përkunden netvembi kostelacione yjesh Jonit përposh.Lamtumirë.Kudo që shkojjam një copëz peizazhi nga vendi im.Lamtumirë!Fatos Arapi (1930–2018) është një nga poetët më të spikatur të letërsisë shqipe bashkëkohore. Ai ka lindur në qytetin e Vlorës, ku mori mësimet e para dhe kreu shkollën e mesme. U diplomua për matematikë dhe ekonomi në Universitetin e Sofjes, në Bullgari. Megjithatë, për shumë vjet ka punuar si gazetar dhe pedagog në Fakultetin e Histori-Filologjisë së Tiranës. Fatos Arapi është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Disa nga vëllimet e tij me poezi janë: “Shtigje poetike” (1962), “Poema dhe vjersha” (1966), “Poezi të zgjedhura” (1974), “Më vjen keq për Jagon” (1994), “Kujtohem që jam” (1997), “Antologji personale” (2001) etj.Përveç veprave poetike, Fatos Arapi ka shkruar edhe në prozë: tregime, novela, romane dhe drama. Titulli i poezisë sugjeron një ndarje. Në tekstin poetik të mëposhtëm, ndodh “ndarja” e poetit me vendlindjen e tij. Ai do të largohet prej saj për të shkuar në një vend tjetër. Kjo poezi është edhe fjala e tij e lamtumirës. Ajo është e mbushur me imazhe, silueta, ndjesi dhe kujtime nga vendi i tij. Para leximitVargu i lirëNë një pjesë të madhe të poezisë, veçanërisht në atë të shkruar në bashkëkohësi, vargjet radhiten me gjatësi të ndryshme, nuk kanë ritëm ose rimë të rregullt ose, kur kanë, ajo nuk është sistematike. Vargu i lirë shkruhet pa zbatuar rregullat e njohura për ndërtimin e strofave dhe të vargjeve. Ai mendohet se lindi në pjesën e dytë të shekullit XIX, si një mënyrë për të ndryshuar vargëzimin tradicional, veçanërisht për t’iu kundërvënë rregullave në lidhje me rimën, numrin e njëjtë të rrokjeve në varg etj.Vargjet e lira karakterizohen nga muzikaliteti i krijuar nga aliteracioni dhe asonanca. Në to gjejmë përdorimin e shpeshtë të enumeracionit, përsëritjet, si dhe paralelizmat. Shkrimtari që e përdori me sukses këtë varg në letërsinë shqipe, është Migjeni. P.sh., poezia e tij “Vuejtja”:Ka do ditëqë po shoh fare mirëse si nga vuejtja sytë po më madhohen.Nëpër ballë dhe fytyrë rrudhat po më shtohene si buzëqeshja më asht e hidhur......dhe po ndiejse si mëngjezet e mianuk janë më mëngjezet e një pune të hovshme.100Lexojmëtekste poetike 
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106