Page 103 - Demo
P. 103
Studim tekstiKuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Cili është lajtmotivi i kësaj poezie?b) Shkruani tri ide kyçe që shfaqen në këtë poezi.c) Renditni detajet përshkruese të kësaj poezie.Analizojmë poezinë2 Shpjegoni kuptimin dhe ngarkesën emocionale që përcjell përsëritja e vargut: Lamtumirë.3 Gjeni figurat letrare në vargjet me shkronja të pjerrëta dhe shpjegoni funksionin e tyre.4 Kjo poezi është shkruar me varg të lirë. Ilustroni me shembuj karakteristikat e këtij vargëzimi. Interpretojmë poezinë 5 Përshkruani gjendjen emocionale të poetit, duke plotësuar tabelën e mëposhtme.Si ndihet poeti? I çlirët. I tensionuar. Indiferent.Pse mendoni në këtë mënyrë?6 Interpretoni vargun: jam një copëz peizazhi nga vendi im.Gjuha e poezisë7 Vlerësoni dhe komentoni zgjedhjet stilistike të poetit.Zgjedhjet stilistike të poetit Komenti Vlerësimi imReflektojmë rreth poezisë 8 Shumë poetë të tjerë kanë shkruar poezi kushtuar vendlindjes, nga perspektiva e njeriut të larguar prej saj. Gjeni disa prej tyre dhe reflektoni rreth ndjesive të shprehura në secilën prej tyre. 9 Në rast se do të ishit në vend të poetit që po largohet nga vendi i tij, për çfarë do t’ju merrte më shumë malli?Detyrë Gjeni shkrimtarë të tjerë të letërsisë shqipe që i kanë shkruar poezitë e tyre në varg të lirë. Lexoni në klasë pjesë nga poezitë e tyre. Ktheni poezinë në prozë. Mali i Çikës bën pjesë në Vargun Bregdetar Jonik. Ky varg ka dy degëzime, atë perëndimor dhe atë lindor, të cilat ndahen midis tyre nga Gjiri i Vlorës dhe Fusha e Dukatit. Përgjatë këtij vargu, nga Uji i Ftohtë në Vlorë e deri në Butrint, shtrihet Riviera Shqiptare, në të cilën gjendet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.Shënim101Lexojmë

