Page 104 - Demo
P. 104
Rrahman DedajNë rrugën Gjenerali VajsLustraxhiu shikon këmbët e njerëzveDhe sipas këpucëveKlasifikon zemrat.Lustron këmbët e majta,Këmbët e djathta,Në rrugën Gjenerali VajsLustraxhiu – dhe qesh ëmbël,I thotë vetesSe lumturia është nga gjërat e thjeshta, si jeta.Vë ngjyrë të kuqeVë ngjyrë të zezë,Ngjyrë kafeje vëNë rrugën Gjenerali Vajs.Njeriu ia vë këmbën në arkë,Fut duart në xhepaDhe dëgjohet xingërrimëMonedhash të imta,Një alegro, një muzikë xhepashNë rrugën Gjenerali Vajs.I buzëqesh vetes si fëmijaDhe tund kokën nga mendimiSi mund të pastrohen zemratE të përlyhen këpucëtNë rrugën Gjenerali Vajs.As shi nuk bie,As pluhuri s’lëkundetE njerëzit thithin ajrin e voktëRrahman Dedaj (1939-2005) lindi në fshatin Penduhe, afër Podujevës. Shkollën fillore e kreu në Podujevë, të mesmen në Prishtinë, ku ndoqi edhe studimet e larta në Fakultetin Filozofik. Pasioni i tij për letërsinë zë fill qysh në bankat e shkollës. Veprat e tij më të njohura janë: “Zogu dhe Kulla”, “Me sy kange”, “Simfonia e fjalës”, “Balada e fshehur”, “Etje”, “Fatkeqësia e urtisë”, “Kryqëzim hijesh”, “Fshehtësia”, “Medaljoni”. Në rrugën Gjenerali VajsPoezia “Në rrugën Gjenerali Vajs” u botua për herë të parë në vitin 1979. Një poezi në dukje e thjeshtë, por që bart mendime të thella dhe universale. Me një shprehje e lirshmëri të natyrshme, poeti shfaq ndjenja dhe shqetësime më se njerëzore. Në qendër të saj është një lustraxhi, përfaqësues i njerëzve të thjeshtë, i atyre që nuk shfaqin ambicie a qëllime të mëdha në jetën e tyre. Ai qëndron i ulur në një qoshe të rrugës dhe lustron këpucët me shpresën që të sigurojë jetesën. Ndërsa punon, nis e mendon për jetën, për vlerat e saj. I zhytur në këtë botë mendimesh të bukura, gjithçka i duket e thjeshtë, e lehtë. Para leximit102Lexojmëtekste poetike

