Page 105 - Demo
P. 105
Studim tekstiLustraxhiu pastron.Këmbët e majta, këmbët e djathtaDhe mendon urti të re për njerëzitDuke i thënë vetes se lumturiaËshtë nga gjërat e thjeshta, si jeta.Kuptojmë poezinë 1 Ç’mund të thoni për mesazhin që përcjell kjo poezi, nisur edhe nga vëzhgimi i gjatë që u bën lustraxhiu njerëzve përreth tij?Analizojmë poezinë2 Lustraxhiu shtron një pyetje, e cila tregon thellësi mendimi dhe interes të madh për botën përreth. Cila është kjo pyetje? Çfarë ju bën përshtypje në formulimin e saj?3 Përshkruani ambientin e punës së lustraxhiut. A ndihet aty dashuria e tij për punën dhe për jetën e thjeshtë që bën? 4 Njerëzit i klasifikojnë të panjohurit duke u nisur nga veshja, pamja apo mënyra se si ecin. Po lustraxhiu, si i kategorizon ata që kalojnë në rrugë?Interpretojmë poezinë5 Në poezi përsëritet dy herë vargu: Se lumturia është nga gjërat e thjeshta, si jeta. Analizoni këtë fjali dhe gjeni domethënien e saj.6 Rruga ka emrin e një gjenerali. Si mendoni, çfarë duhet të ketë bërë ky gjeneral që ka merituar këtë nderim? 7 Si mendoni, përse poeti e përmend kaq shpesh emrin e rrugës, kur mund të kishte folur thjesht për një rrugë çfarëdo? Gjuha e poezisë8 Në këtë poezi, rrëfimi kryhet kryesisht në kohën e tashme. Çfarë efekti synon poeti me një zgjedhje të tillë?9 Lustraxhiu është vetëm, ndonëse pranë tij kalojnë shumë njerëz:Ai bën një monolog të brendshëm. Çfarë i thotë vetes?I buzëqesh vetes. – Pse?Reflektojmë rreth tekstit 10 Nëse do të krahasonit figurën e gjeneralit me atë të lustraxhiut, në çfarë përfundimi do të arrinit?11 Si mendoni, cilat kanë më shumë rëndësi në jetë, bëmat, fitoret apo vlerat?Detyrë Shkruani një ese për gjërat që konsideroni më të rëndësishme në jetë dhe që ju bëjnë të lumtur.103Lexojmë

