Page 106 - Demo
P. 106


                                    FjalorMartesa e HalilitEposi i Kreshnikëve është pjesë e krijimtarisë popullore. Ai përbëhet nga një cikël këngësh me frymë heroike dhe legjendare. Ndryshe ai njihet edhe si Cikli i Këngëve të Mujit e të Halilit, duke u nisur nga emrat e dy personazheve kryesore. Secila prej këngëve trajton një ngjarje, një episod jete, po aq të rëndësishëm, madhështor e me të njëjtat personazhe: heronjtë e Jutbinës. Në të shkrihen elementet mitike, përrallore dhe fantastike. Eposi është një ndër monumentet më të rëndësishme artistike të trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve.plajm – borë e imët e thatë, që ngrihet lart prej erës.shoshojnë – shoqi-shoqin, njëri-tjetrin.sharroj – këtu: mbaroj.moca – mosha.n’Kotorre t’reja – qytet në Dalmaci. korit – turpëroj.flligshti – fëlliqësi, poshtërsi.daji – trim.Krajli – kështu quhej mbreti në vendet sllave.Jutbina – vendi ku jetojnë Muji dhe Halili. fiskajë – filiz, fidan, thupër e hollë.Tusha – argjendar i famshëm që stoliste armët. Kjo pjesë është shkëputur nga kënga \Një ditë, Muji bashkë me kreshnikët e tjerë doli në mal për gjueti. I ftohti shumë i madh e shtyu Mujin t’i ftonte të gjithë në shtëpinë e tij. Aty burrat e pyetën Mujin pse nuk po e martonte Halilin, vëllain e vogël. Në vend të Mujit, e merr fjalën vetë Halili, i cili u tregon kreshnikëve se tërë vajzat e krahinës i duken si motra dhe se është i dashuruar me Tanushën, vajzën e Krajlit. Para leximitKrahasimiKrahasimi është ajo figurë letrare, e cila krijohet nga vënia ballë për ballë e dy sendeve, dy frymorëve ose dy dukurive, për të ndriçuar më mirë njërin prej tyre, si dhe për ta bërë më të gjallë e më të pasur mendimin. Në krahasim vihen përballë fjalët që shënojnë dukuri, sende a frymorë që kanë ngjashmëri. Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe krahasuesin, që lidhen ndërmjet tyre me lidhëzat: si, ashtu si, porsi, sikurse.Krahasimi është i thjeshtë kur përbëhet vetëm nga një fjalë dhe i zgjatur kur përbëhet nga shumë fjalë. Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë. Ka dalë Muji me kreshnikë,A thue ndeshet m’ndoi gja malit!T’kjoshim falë, o i madhi Zot, Sa shpejt diellin ma xu reja! Shpejt ma endi i pëlhurë t’gjanë e t’gjatë!E i ka veshun majet rreth e rrokull, Qi, kur janë kapë trimat te lumi, Kaq përzi i ka frima plajm e re,Askurrnja shoshojnë trimat s’p’e njofin.In ngri trimat me sharrue, Por n’breg t’lumit - kulla e Mujit,T’tanë për darkë Muji i ka ndalë. Kqyr shka bani Gjeto Basho Muji! E ka vu nji barrë dru t’vogël n’zjarm, Treqind vetë priherë m’u xe, [...]Sa shpejt frima burrave u ka ardhë!Sa shpejt gjaku trimave po u xehet! Kanë marrë llafin e po llafiten,Kanë marrë gazin e po gazmojnë, Kanë nisë trimat Mujin p’e pëvetin:- N’votër tande kem’ qillue, Mos na ki randë për nji fjalë!Pash nji zot, Mujë, qi t’ka dhanë, Qysh Halilin s’e martove?Janë martue krejt moca e tij, Djelm e çika Zotynë u ka falë,Djelt e tyne n’lojë t’tanë janë dalë. A t’u dhimtën paret për me i dhanë? A t’u dhimten darsmat për me i ba? Tutna djalin dikush po na rre.Shpesh e shpesh po bje’ n’Kotorre t’reja, Rob të gjallë djalin p’e xanë. Le’ konakun, Mujë, qi s’po ta fikin,Ma zi fisin, Mujë, po na koritin. [...] - Faqebardhë, more shokë, ju kjoshi, Se mirë hallin po ma diki, burra!...104Lexojmëtekste poetike 
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110