Page 107 - Demo
P. 107


                                    Poezia epikePoezia epike është një lloj letrar i gjatë, i shkruar në vargje, që trajton tema me rëndësi të madhe në jetën e një populli, siç janë tema e luftës, udhëtimet dhe zbulimet e mëdha, marrëdhëniet e njerëzve me perënditë, fati i njerëzve shumë të rëndësishëm, pra i atyre që i prijnë popullit. Ngjarjet janë të rëndësishme, të njohura dhe i përkasin së shkuarës historike dhe mitologjike të popujve. Personazhet janë të shumta dhe janë trima ose heronj. Rrëfimtari qëndron në distancë me atë që rrëfen dhe me lexuesin, si një dëshmitar i largët dhe i paanshëm. Ai është ndërmjetësues mes asaj që rrëfehet dhe lexuesit. Poezia epike ndahet në poezi epike gojore dhe në poezi epike të shkruar. Krijimtaria gojore është mbajtur mend përmendësh, ndërsa ajo e shkruar është autoriale. Një nga llojet më të njohura të poezisë epike është eposi. Janë të njohura vepra të tilla, si: “Iliada”, “Odiseja”, “Eneida” etj. “Lahuta e Malcis” është një vepër epike e shkruar nga Gjergj Fishta.Ju t’pavllazën, shokë, s’kini qillue, Kuj po i dhimen darsmat për vlla t’vet? Ky edhe s’asht, or burra, cub flligshtish,Mirë e njihni, se a daji trimnish [...]At be m’Zotin djali por ka ba: - Kah kam vlla e kah kam motër, Deksha para, n’u martosha! Se gjithë grat e Krahinës, ku janë,Se gjithë vashat e Jutbinës, ku janë, Bash si motra qi po m’duken. Dheu m’ka mlue e fat s’i qita vedit,Po s’e mora Tanushën e krajlit. E un Tanushën vetë e ko’ pa, Kur kem’ pasë besë me Krajli.Gja ma t’mirë s’shef njeri nën ket diell!Vetulla e saj ndrejt si fiskaja, Shteku i ballit si shteku i malit,Kur merr hana me pranue, Syni i saj si kokrra e qershisë, E ka qerpikun si krahi dallndyshës, Ftyra e saj si kuqet molla n’degë,Hunda ndrejt si kalemi i Tushës, Goja e vogël si lula qi shpërthen,Dhamët e bardhë si gurzit e lumit, Fill mbas shiut kur po i shndritë dielli,Qafa e saj si qafa e pllumbit... 105Lexojmë
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111