Page 108 - Demo
P. 108


                                    Studim tekstiKuptojmë poezinë 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Në cilën stinë kanë dalë kreshnikët për gjueti?b) Çfarë i bën ata të heqin dorë nga gjuetia? c) Cila është pyetja që i bëjnë kreshnikët Mujit në kullën e tij?ç) Çfarë i thonë kreshnikët Mujit për kalimet e kufirit që bën Halili?d) Kush është vajza që i ka marrë zemrën dhe mendjen Halilit?2 Shënoni me . Halili nuk martohet me vajzat e krahinës sepse:nuk ka ndonjë vajzë të përshtatshme; nuk i duket asnjëra e bukur;i duken të gjitha si motrat e tij; asnjëra nuk e ka pranuar propozimin e tij.Analizojmë poezinë 3 Cili prej zakoneve të shqiptarit përshkruhet në pjesën e parë të tekstit?4 Gjeni në tekst betimin e fortë që shqipton Halili, i cili mund të shndërrohet në mallkim nëse nuk kryhet. Për cilën anë të karakterit të tij bëhet fjalë? 5 Përshkrimi i pamjes fizike të Tanushës bëhet gradualisht. Përcaktoni në çfarë drejtimi bëhet përshkrimi.6 Kjo këngë kreshnikësh, e ndërtuar në vargje, rrëfen një ngjarje. Cila është ngjarja që rrëfehet? 7 Gjeni përsëritjet në fillim të vargjeve. Cili është roli i përdorimit të tyre?Interpretojmë poezinë 8 Interpretoni arsyen pse janë kaq të frikësuar kreshnikët nga ikja e Halilit n’Kotorre t’Reja.9 Interpretoni vargjet:Rob të gjallë djalin po e zanë/ Le konakun, Mujë, po ta fikin/ Ma zi fisin, Mujë, po na koritin...Çfarë mund të ketë më të keqe se vdekja?Gjuha e poezisë 10 Gjeni figurën e hiperbolës dhe shpjegoni efektin emocional nëpërmjet shembullit të gjetur. 11 Gjeni në tekst: epitete, krahasime, inversione (anasjella), përshkallëzime.12 Poezia epike nuk është e ndarë në strofa. Ajo është e ndërtuar në monokolonë. Gjeni dhe sillni në klasë poezi të tjera epike.13 Përshkrimi i pamjes fizike të Tanushës mbështetet në elemente të natyrës. Gjejini në tekst këto elemente.Reflektojmë rreth poezisë14 \mund të ketë ndodhur kjo.Detyrë Mësoni përmendsh pjesën e përshkrimit të Tanushës. 106Lexojmë
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112