Page 11 - Demo
P. 11
në fund të saj. Përsëri, e keqja u vendos në tokë, njerëzit vuajtën nga fatkeqësitë e ndryshme që ranë mbi ta njëra pas tjetrës. Kështu, bota u bë një vend i pamëshirshëm, derisa Pandora hapi përsëri kutinë dhe në botë doli edhe shpresa.Peshkatari dhe e Bukura e DheutQe një peshkatar dhe kish edhe të shoqen. Një ditë, i thotë e shoqja: “Ore burrë, ti ngaherë shet peshk, nuk do të na sjellç edhe neve ndonjëherë?” Edhe ay vate të nesërmen të gjuante për shtëpinë edhe, tek hodhi mërezhën, zuri një peshk të mirë. Po ay peshk i tha peshkatarit: “Mos më trazo mua, se s’jam fati yt, po lëshomë. Pa eja nesër të zësh një tjetër, që do të jetë për ty”. Edhe ay e lëshoi e vate zbrazët në shtëpi, ku e shoqja po priste peshk me tigan në zjarr. E pyeti e shoqja: “Përse nuk solle peshk, o burrë?” Ay i tha se, kështu e kështu më ngjau, o grua.Të nesërmen, vajti përsëri ay, edhe zu një peshk të math, i cili i tha: “Mirë më zure, po të më bësh tetë fela, dy nga ato t’i shtjesh në portën tënde, dy t’ia shtjesh pelës, dy bushtrës, edhe dy, t’ia japësh tët shoqe”. Edhe ay me të vajtur në shtëpi, e ndau atë me vërtet ashtu siç ish porositur prej tij. E pa ditur fare gjë ay, me natë, te porta mbinë dy selvi, pelëza polli dy hamshorë të mirë pa anë, bushtra polli dy luanë të çudiçim, edhe shoqja lindi dy djem trima, edhe të bukur shumë.Në një fshat atje pranë këtyre, rrinte e bukur’e dheut. E djal’ i madh i peshkatarit posa e nxu atë, u shti kaqë pas asaj, sa vendosi të vejë e ta marrë për grua. I jati i djalit edhe e ëma rrahën me gjithë udhët që ta prapsën atë, sa gjith’ i rrëfyen edhe rrezikun e krej’ që do të hiqte më të vajtur atje, po ay, s’qe me mund të bindet. Më së fundi, u tha djali se në qoftë se selvija e tij do zërë të mfishket edhe të mpshojë tatëpjetë, ta dinë se atëherë është i humbur ay. Edhe u nis e shkoi. Pasi u sos në fshat të së bukurës dheut, vete me gjithë luanë e tij drejt e në shtëpi të saj. Atje i doli përpara një shtrigë dhe e pyeti: “Ç’do?” e posa tha ky se, “do të bukurën e dheut”, me të parën, shtriga e bëri gur këtë, në çast dhe selvija e tij tek i ati u mfishk edhe mvari qafën e saj e prindrit e mjerë ia dhanë të qarët, pasi pikasën nga selvija që djali u ka humbur. E kur pa këto djali i vogël, kërceu e thirri: “Do të vete unë, hem tim vëlla ta shpëtoj, hem të bukurën e dheut ta marr”. Po i ati dhe e ëma zunë të qarët, e i luten atij duke lebetitur, që të mos gënjehet të vejë, se do ta gjejë edhe atë, ajo që gjet të vëllanë. Po me gjithë këtë gurgule, ay s’deshi të dëgjonte asnjë nga ato fjalë edhe u nis e shkoi bashkë me luanë e tij. mërezhën – grep.nxu – mësoi.ay – ai.fela – këtu: copa.mpshojë – rrëzohet.Fjalor9Lexojmë

