Page 110 - Demo
P. 110
Studim tekstiFjalorNë përçartje ta ktheninNë delir në jerm,Ishin vite të rënda,Ishin shekuj plot helm.Të të bënin ty, donin,Shqipëri memece,Po ja, erdhi Naimi,Si yll mbi ty ecte.Dorën e zbehtëMbi ballë të vuri,Të të hiqte zjarrllëkunPrej të sëmuri.Dhe vdisnin pjesëzat,Thaheshin merimangat,Ndriste si perlatPoezia e madhe.Kjo gjuhë, që provoiAkrepat e shkretëtirës,Ç'do të thotë përçartjeE di, oh, e di mirë.------------------------Kjo gjuhë martire,Lehonë e përjetshmeQë lindi mes dhimbjeshArt të pavdekshëm.delir – dalldi, shastisje, kllapi. jerm – kllapi, përçartje. përçartje – të flasësh pa kuptim, pa vetëdije. martir – ai që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë.lehonë – një grua që sapo ka lindur fëmijë.MetaforaMetafora është ajo fjalë a shprehje që emërton një send a një dukuri me emrin e një sendi a dukurie tjetër, që i ngjan. Shpesh, metafora shpjegohet edhe si krahasim i shkurtuar, si krahasim pa lidhëzën krahasuese. Në metaforë mbartet kuptimi nga njëra fushë e jetës në një fushë tjetër, zëvendësohet kuptimi i një fjale me kuptimin e një fjale tjetër. Një lloj metafore që përdoret shpesh është kur shpirtëzohen sendet a dukuritë, d.m.th., kur tiparet e karakteristikat e një frymori kalohen te një jofrymor. P.sh.: pylli i shqetësuar, fusha frymon etj.Kuptojmë poezinë1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Cili është motivi kryesor i poezisë?b) Cilën kohë të historisë ka veçuar poeti si më shumë të rrezikshme për zhdukjen e gjuhës shqipe?c) Si ka arritur të mbijetojë gjuha shqipe ndër shekuj?ç) Çfarë ka vënë poeti përballë poemave popullore në luftë për të ruajtur gjuhën?d) Çfarë ka prodhuar gjuha shqipe, sipas poetit?108Lexojmë

