Page 111 - Demo
P. 111
Studim tekstiAnalizojmë poezinë2 Për ç’lloj zjarrllëku bëhet fjalë në tekst? Nga cilat sëmundje mund të vuajë gjuha e një vendi? 3 Cilët janë akrepat që duan ta helmojnë gjuhën shqipe? Si mund ta arrijnë këtë gjë?4 Shkrimtari ka përdorur në poezinë e tij një shumësi figurash letrare, si: krahasime, epitete, metafora etj. Cila është figura letrare e përdorur më shpesh? Gjeni pesë raste të përdorimit të kësaj figure. Interpretojmë poezinë 5 Shënoni me . Qëllimi i kësaj poezie është: t’i thurë himn gjuhës shqipe;të tregojë dashurinë e madhe që ka poeti për gjuhën; të paraqesë vështirësitë me të cilat është përballur gjuha për të mbijetuar; të tregojë sa shumë ka ndryshuar gjuha ndër shekuj.6 Cili është poeti që përmendet në strofën e pestë? Çfarë simbolizon figura e tij? 7 Çfarë “bedenash” mund të krijonin këngët popullore shqiptare? Gjuha e tekstit 8 Zbërtheni kuptimin e figurshëm në togfjalëshat e mëposhtëm. Gjuhë martire _______________________________________________________________________________________________________________ Lehonë e përjetshme ___________________________________________________________________________________________________9 Vargjet e poezisë krijojnë imazhin e një lufte të vazhdueshme të gjuhës për të mos u asimiluar. Gjeni në tekst dhe shënoni më poshtë fjalët tipike në përshkrimin e një lufte të mirëfilltë. Sulm ___________________________________________________________________________________________________________________________________Pse mendoni se poeti zgjedh të bëjë një paralelizëm të tillë mes luftës që bën gjuha dhe asaj që bëhet në fushëbetejë?10 Cili është lloji i strofës dhe i vargut të përdorur në poezi? Po lloji i rimës? Si ndërtohet ajo?Reflektojmë rreth poezisë11 Gjuha është pjesë e identitetit të njeriut. Si e ruan ajo lidhjen me të kaluarën dhe si e krijon lidhjen me të ardhmen? DetyrëTë gjitha gjuhët pasurohen me fjalë të reja që zakonisht krijohen nga fjalë ekzistuese. Megjithatë, ndodh edhe që pavarësisht se gjuha i ka fjalët e saj, në të ndërfuten edhe fjalë të huaja, të panevojshme. Përmendni disa prej tyre. Diskutoni në klasë rreth kësaj dukurie.109Lexojmë

