Page 112 - Demo
P. 112
Din MehmetiBëhu i blertë si unë,më tha bari një natëkëndo derisa të vallëzojnë yjetrreth diellitsi fëmijët rreth zjarrit në tokëe pastaj dëgjo oshtimënpa fjalë nër botëlart do të mbesin kodrat duarthatëe gurë breg rrugëve në mendime çarëKëndo derisa të pëlcasëshsi kripa në flakë,vajto po të duashkosave të egra s’do të mundesh t’u ikësh kurrëkur çmenden kohërat në furtun’…Bari ma tregoi ëndrrën e vet:- majet më të larta e hëngrën qielline zjarrtëe shteku i rrezeve kërkon veten në breg…e bregu bregun pas bregut në breg…I bukur është vetëm zogu në fluturimqë me puhinë e krahëve të rreshk,këndo ose vdis pa klithmë…Këndo ose vdis pa klithmë“Këndo ose vdis pa klithmë” është një krijim poetik, ku subjekti poetik që identifikohet me poetin është përpara zgjedhjesh të ndryshme. Të shkruajë poezi dhe të lërë shpirtin e tij të lirë apo të heshtë e të vdesë në heshtje, pa klithmë. Poeti është i shkrirë në natyrë, mëson prej saj. Lidhja është kaq e madhe sa e gjen veten pjesë të saj, barit, yjeve, zjarrit, bregut, zogut. Poeti identifikohet dhe shkëmben me natyrën, një simbiozë e përjetshme dhe e pandërprerë. Ai merr prej saj ngrohtësinë e zjarrit, gjelbërimin e barit, lartësinë e yjeve, paanshmërinë e qiellit, lirinë e zogut. Para leximitDin Mehmeti (1932–2010) lindi në Gjocaj, një fshat afër Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Junik, ndërsa Shkollën Normale në Gjakovë. Ka studiuar Gjuhë dhe letërsi shqipe. Ai njihet më së shumti për poezitë e tij, të cilat janë botuar që nga viti 1961 në shumë vëllime. Ndër to përmendim vëllimet: “Në krahët e shkrepave”, “Rini diellore”, “Dridhjet e dritës”, “Heshtja e kallur”, “Ora”, “Ikje nga vdekja”, “Kosovë, zog i diellit”, “Mos vdis kur vdiset” etj. Përveç poezive ka botuar edhe disa proza, kritika letrare dhe një dramë. Din Mehmeti është ndër përfaqësuesit klasikë më të mirënjohur të poezisë së sotme në Kosovë.110Lexojmëtekste poetike

