Page 115 - Demo
P. 115


                                    Për orë të tëra, ajo rendit gjithë vizatimet.Lypset të vërë rregull në historinë e jetës së vet.T’u vërë nga një numër pikturave më të vona.Ajo shton disa udhëzime muzikore të fundit.E tërë vepra përmblidhet në tri pako.Nëse ajo vetë do të marrë arratinë, nëse ajo vetë do të vdesë.Tani për tani, duhet me çdo kusht që puna e saj të ruhet.Të vihet në një vend të sigurt.Sharlota i fut pakot në një valixhe të madhe.I hedh një sy dhomës për herë të fundit.Nën trysninë e një emocioni të veçantë.Një përzierje gëzimi dhe melankolie.Kryerja e këtij misioni e shkëputi përkohësisht nga mendimet e ngulmëta.Pas kësaj, bota e jashtme shfaqet përsëri.Ajo është verbuese, pas aq muajsh vetëvëzhgimi.Papritmas heq dorë nga diçka që i është bërë shprehi.Nga të këqyrurit e botës së brendshme.Sharlota përqafohet gjatë me Martën.E falënderon me gjithë zemër.Ka ardhur koha të ndahen.Atëherë ajo niset për në Vilëfranshë-syr-Mer.Në këmbë, me valixhen e vet.Kush vallë ta ketë takuar Sharlotën atë ditë?Duke ecur me veprën e jetës së saj?Thuajse dy vjet pas konsultës mjekësore, ajo kthehet te Moridisi.Këtu, ky është i vetmi njeri tek i cili ka besim....Sharlota i beson, pra, veprën e vet Moridisit.Romani në vargjeRomani në vargje është një formë e ndërmjetme mes poezisë dhe prozës. Ka shumë diskutime në lidhje me klasifikimin e formës së tij, pasi nuk është një poemë e gjatë e formës së “Iliadës”, “Odisesë” etj., dhe as një përmbledhje poemash, por nuk është as një roman i formës së zakonshme. Romani në vargje është një lloj romani i gjatë, në të cilin rrëfehet përmes formës së poezisë shumë më tepër sesa po të përdorej proza. Mund të përdoren forma të thjeshta ose të ndërlikuara të vargjeve, por zakonisht ka një plan të gjerë të rrëfimit, zëra të shumtë, dialog, rrëfim, përshkrim, portretizim dhe veprim tipik si në një roman.Karakteristikat kryesore të romanit në vargje janë: prania e skenave intensive emocionale (përqendrimi në luhatjet emocionale të personazheve), përdorimi i formave poetike (vargje të lira, hapësira boshe, thurje të pazakonta të vargjeve), ndërtimi i veçantë i subjektit.Disa romane në vargje kanë subjekt të qartë, ku marrëdhëniet janë të shpjeguara si shkak-pasojë, por shumë prej tyre u mungon ai. Përqendrimi në anën emocionale i bën lexuesit të kuptojnë subjektin nga grimca ngjarjesh dhe historish, të cilat i mbledh si në një kolazh. Kjo bën që lexuesi të jetë ndërveprues dhe shumë i përfshirë gjatë leximit të tyre. Rrëfimtari i ofron atij shumë momente të shkëputura, të cilat mund t’i bashkojë.113Lexojmë
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119