Page 116 - Demo
P. 116


                                    Studim tekstiKuptojmë tekstin 1 Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.a) Çfarë paraqet piktura e fundit e realizuar nga Sharlota? Cilat janë fjalët e fundit që ajo shkruan mbi të?b) Fjalët e cilit shkrimtar i kujtohen rrëfimtarit, teksa e imagjinon Sharlotën, duke punuar mbi veprën e saj të fundit?c) Kush është në qendër të subjektit të veprës së Sharlotës?ç) Në sa pako përmblidhet vepra e saj krijuese?d) Pas sa kohësh u kthye Sharlota te Moridisi? Çfarë profesioni ka ai? dh)Kush ia tregon vendin ku ishin mbajtur dorëshkrimet e Sharlotës rrëfimtarit?Analizojmë tekstin 2 Në këtë pjesë, rrëfimi realizohet:në vetën e parë; nga veta e tretë në vetën e parë; nga veta e parë në vetën e tretë; në vetën e tretë. Shpjegoni efektin që krijon kjo mënyrë të rrëfyeri. Dhe ia dedikon gjithashtu.Ja tek gjendet para apartamentit të Moridisit.I bie ziles.Derën ia hap vetë doktori.Ah... Sharlota, – thotë ai.Ajo nuk përgjigjet.E vështron atë.Dhe i zgjat valixhen.Duke thënë “Kjo është gjithë jeta ime”.Në saje të Moridisit, ne e dimë që kështu foli ajo.KJO ËSHTË GJITHË JETA IME.Ç’donte të thoshte ajo saktësisht me këtë frazë?Po ju jap një vepër që rrëfen krejt jetën time.Apo: Po ju jap një vepër po aq të rëndësishme sa jeta ime?Apo edhe: Kjo është tërë jeta ime, sepse jeta ime ka marrë fund.Mos vallë kjo do të thotë se ajo do të vdesë së shpejti?Kjo është GJITHË jeta ime.Kjo frazë nuk të shqitet nga mendja.Të gjitha mënyrat e interpretimit të saj duken bindëse.Moridisi nuk e hap valixhen.Ai e vendos diku si diçka të çmuar.Madje mund të thuhet: Ai e fsheh atë.E bija më tregoi vendin ku vepra është ruajtur.Qëndrova pa lëvizur përballë kësaj të kaluare aq të prekshme.Një mallëngjim jashtëzakonisht tronditës.Kjo është gjithë jeta ime.114Lexojmë
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120