Page 117 - Demo
P. 117


                                    Studim teksti3 Gjeni në tekst ato vargje që tregojnë: gjendjen e tensionuar që po kalon Sharlota; nxitimin e saj; shkëputjen nga realiteti përreth; frikën se mund të mos ketë kohë të kryejë misionin; pasigurinë për atë që e pret. Interpretojmë tekstin 4 Interpretoni shprehjen: Kryerja e këtij misioni e shkëputi përkohësisht nga mendimet e ngulmëta. Cili është ky mision dhe në çfarë mënyre e shpëton Sharlotën ai?5 Rrëfimtari jep disa interpretime të frazës: Kjo është jeta ime. Gjejini ato dhe shpjegoni pse janë dhënë në formë pyetjesh.6 Shpesh përdoret fraza: Jeta është një teatër i madh. Duke u nisur nga kjo thënie, si e interpretoni titullin që u vendos dorëshkrimeve të saj Sharlota: Leben? oder Theater? (Jetë? apo Teatër?)7 Duke u nisur nga vargu i parafundit: Një mallëngjim jashtëzakonisht tronditës, si mendoni se ka qenë fati i Sharlotës?Gjuha e tekstit8 Cilat janë epitetet që përdoren për të karakterizuar gjendjen shpirtërore të Sharlotës gjatë kohës që realizon veprën e saj? 9 Në tekst ka raste kur rrëfimtari krijon kontakt të drejtpërdrejtë me lexuesin. Gjejini ato dhe diskutoni mënyrën se si krijohet ky shkurtim distance mes rrëfimtarit dhe lexuesit.10 Në pjesën më të madhe të rasteve, rrëfimi kryhet në kohën e tashme. Çfarë efekti krijon një zgjedhje e tillë?11 Çfarë e karakterizon dialogun mes Sharlotës dhe Moridisit? Çfarë tregon ai për gjendjen shpirtërore të Sharlotës?12 “Sharlota” është roman në vargje. Çfarë elementesh tipike për poezinë dhe çfarë elementesh tipike për prozën, shfaq pjesa e mësipërme? Elemente të poezisë Elemente të prozësReflektojmë rreth tekstit 13 Diskutoni rreth gjendjes emocionale të Sharlotës, duke u nisur nga fjalët që ajo shqipton: Vetëvëzhgimi, të këqyrurit e botës së brendshme. 14 Duke u nisur nga zgjedhja e Sharlotës për të treguar historinë e saj dhe të familjes së saj, misteret, dhimbjet, vuajtjet, gëzimet dëshirat, diskutoni në klasë në lidhje me atë që ju bëni në jetën tuaj. Ju pëlqen të tregoheni të mbyllur apo t’i ndani përvojat tuaja me ndonjë mik? DetyrëGjeni dhe sillni/tregoni në klasë libra të tjerë, të cilët rrëfejnë historinë e jetës së njerëzve realë. 115Lexojmë
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121