Page 118 - Demo
P. 118


                                    Fjalor Duka ISkena e përparshme. Disa mobilje janë të mbulueme me pëlhurë si me i përgatitë të largohen andej.LEKA: Tue hy i thotë Dorës që vjen nga dera tjetër përballë. Dikush kërkon diçka në dhomën time e kudo ku janë çaklat vetjake të mia. Tmerr! Njeriu e ndien veten të kontrolluem edhe në shtëpi të vet.---PRENDI: Hyn tue shty karrocën me turr. Dikush ka ndalë dhandrrin tonë te dera, njerëz të Sigurimit. E kanë mbajtë një orë të ndrymë. E kanë pyetë çfarë lyp ai në shtëpinë tonë, si mos me qenë kjo shtëpia jonë, po e atyne: a keni ç’ndëgjoni!DORA: Kush na siguron se nuk e kanë shtetizue shtëpinë me gjithë rrethinë?LEKA: Tmerr! Tmerr! Tmerr! Të gjithë flasim vetëm për punët tona të mbrendshme pa sjellë kryet se shka po ndodh përjashta!SHKRIMTARI: Mend e kemi atje ku e kemi, s’ke shka ban! Nuk ashtë e vërtetë se më kanë arrestue e mbajtë për një orë.PRENDI: Të kanë marrë nën vrejtje, njisoj ashtë.SHKRIMTARI: Të kuptohemi! Thashë se Njeriu i Huej më ka grishënë kafe prej të cilit mora vesh se auktoritetet më paskan mue në sy e se unë qenkam i zoti i shtëpisë, jo Leka! Ty, Lekë, të mbajnë tepër të ligshtë për një përgjegjësi të tillë. Të gjithë shikojnë të shtangun. Natyrisht, nuk i kundërshtova: le të mos u bien punëve tona për fill!Besës E di se bie në qull unë ma parë se Leka, por atë nuk duhet ta gjejë asgjâ e ligë: në tallje peshon sa ari!DORA: Nuk po të kuptoj.PRENDI: Si nuk kupton? Ky don me e mbrojtë Lekën, i përket familjes, si dreqin s’e kupton (më shtitë në mëkat me nemë!).SHKRIMTARI: Ky ashtë trashigimtari, Leka e ka në gjak zotësinë e drejtimit e të shpëtimit të familjes. Unë ketë e mbaj si kapidan të një anije tue u mbytë. Mendoj dhe për gruen e… fëmijën. Instinkti, përvoja e tij, ashtë ma e vlefshme se ari i fshehun dikund në gjijet e kësaj Trashëgimiaçakla – rrecka, çikërrima.turr – vrull.shtetizue – shtetëzuar: shndërrimi në pronë shtetërore i pronës private. grishë – ftoj; thërres, e josh.i bie përfill – këtu: e qëmton, e hulumton me kujdes, një për një.bie në qull – humbet në atë që po bën, tregohet i ngathët. nemë – nëm, mallkoj.ledhet – baltë; ledhishte. parzëm – pjesa e gjoksit, ku janë vendosur mushkëritë dhe zemra; kafazi i kraharorit.nuk më ban as të nxehtë,as të ftoftë – (shprehje frazeologjike) nuk më bën përshtypje, nuk ndikon tek unë.i lë hijen – (shprehje frazeologjike) largohet, papritur, fshehtas e shpejt prej dikujt.pa i hyrë ferrë në këmbë – pa u dëmtuar aspak, pa kokëçarje.pajë – plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çonte në shtëpinë e dhëndrit kur martohej.dhelpën e lindun – (shprehje frazeologjike) shumë i zgjuar e dinak nga natyra.i lëshuem zemre – (shprehje frazeologjike) i pikëlluar, i dorëzuar.hap kuvend – hap bisedë.shi – mu, pikërisht.fill e për pe – krejtësisht, tërësisht, me çdo detaj.shej kohe – shenjë kohe, këtu: çast.ta lamë – këtu: ta zëmë. Drama “Kandili argjandit” e kthen lexuesin në Shqipërinë e viteve ’50, në një familje që po kalon një moment të vështirë. Kryetari i familjes, Shtjefni, sapo ka vdekur dhe kjo ngjarje ka shkaktuar një reagim shumë të fortë të pjesëtarëve të familjes. Të gjithë duan të dinë se ku është fshehur ari dhe a do të marrë secili prej tyre pjesën që i takon. Të gjithë drejtojnë sytë nga Leka, djali i vetëm që, me sa duket, s’di asgjë. Ngjarjet zhvillohen në vitet e para të regjimit komunist, në kohën kur pasuria jo për pak familje shqiptare u bë ogur i zi. Grabitja e paligjshme dhe e dhunshme prej pushtetit komunist e pasurisë së vënë ndër breza nga familje të pasura, u bë diçka e ligjshme. Camaj, me një objektivitet të dallueshëm, bën një analizë të hollë të natyrës njerëzore, në një moment specifik, atëherë kur të gjithë tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ari është i fshehur para syve të të tërëve, aty ku nuk i shkon në mend askujt. Vendi ku është fshehur, habit shumë lexuesin dhe ul dramatizmin, duke krijuar entuziazëm. Para leximit116Lexojmëtekste dramatike 
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122