Page 119 - Demo
P. 119


                                    shtëpie ose në rithinë ndoshta edhe në ledhet që rrethojnë kopshtin.LEKA: E mora me mend se nuk rrin pa e hapë kuvendin për arin, mbas hamendjes jo para të gjithëve, po mbanesh vetëm me mue.PRENDI: Kam mendue keq për ty! Po mirë që jam gabue.SHKRIMTARI: Kjo nuk më ban as të nxehtë, as të ftoftë se ke mendue se sillem këndej vetëm për zbulim të arit, të marr një pjesë të tij, pajën e sime shoqe që nuk ia keni dhanë deri më sot e mandej t’u lamë hijen pa na hy ferrë në kambë. Por Njeriu i Huej aq i pa krypë si e kam mendue, besa, nuk ishte: ai të çmon si ma të urtin në këtë shtëpi, dhelpën e lindun, tha ai. PRENDI: Edhe mue më dhimbet shtëpia ma tepër se tanë ari i botës! Këto vlera duhen çmue: merre me mend se shka kanë vuejte të parët për këto troje! Qaje Zot të keqen, qaje Zot të keqen! Kësaj here përpara se të filloni të grindeni, po largohem këndej. Jam kaq i ligësht sa nuk jam ma i zoti ta shtyj vetë karrocën.DORA: Si ndër shumë raste tjera, Prend kësaj here ma tepër se kurrë jeni të nevojshëm të rrini këtu e t’i ndëgjoni se ç’ka thonë këta dy trima.PRENDI: I lëshuem zemre Kësaj here vetëm Perëndia mund të na ndalë të keqen, të gjithë jemi të pafuqishëm si këto kambët e mia! I bie koka mbi parzëm.SHKRIMTARI: Lekës Gabimi im qëndron në pikën se, ndonëse e pashë se je i acaruem, e hapa se e hapa kuvendin në këtë drejtim. Shiko, na të dy shi në këtë çast duhet të jemi të hapët mes nesh për t’i përballue së bashku vështirësitë.LEKA: Vështirësitë? Çfarë vështirësish ke ti? A po të rrëzohet ty shtëpia?SHKRIMTARI: Kadalë, të fillojmë me arsyetue, si thotë latini. Në daç që ta dish fill e për pe kujdesin tim, po ta thom: unë këtu, në këtë shej kohe, mproj interesat e time shoqe, sat motër!DORA: Shkrimtarit Ta lamë se fshehet një thesar i tillë në trojet e kësaj shtëpie, një pjesë e tij i përket familjes sime.LEKA: Don me thanë ty pse tina qenke e vetmja trashëgimtare, po qe se familja ime apo im atë janë vjedhës të pasunisë të parëve tu?DORA: Edhe po t’ishte kështu, unë s’due farë përfitimi ose pjesë në të; kjo pasuni të gjithë neve do të na prishte gjakun e zemrës në marrëdhanje tona e do të sillte vetëm rreziqe.Martin CamajMartin Camaj lindi më 21 korrik 1925 në Temal (Dukagjin) dhe u nda nga jeta në 12 mars 1992, në Gjermani. Ai është autor i përmbledhjeve me poezi: “Një fyell ndër male” (Prishtinë 1953), “Legjenda” (Romë 1964), “Lirika mes dy moteve” (Munih 1967), “Drandja” (Munih 1981), “Palimpsest” (Munih 1991), “Djella: tregim në prozë e në vjershë” (Romë 1958), romanin “Rrathë” (Munih 1978), romanin “Karpa” (Romë 1987), \vëllim me proza\1981), dramat “Loja mbasdrekës” (1981) dhe “Kandili argjandit” (1983) etj. Camaj ka qenë kryeredaktor i revistës “Shejzat” të Koliqit në Romë, atje ku mbrojti dhe doktoraturën. Gjatë jetës së tij, ai ushtroi profesionin e profesorit në universitetin e Munihut dhe dha një kontribut të çmueshëm në fushën e gjuhësisë. Fjala \folja \do të thotë \këtë tekst dramatik ka kuptimin \i qëndron besnik traditës së shkrimit të dramës, sipas së cilës edhe Fishta i emërtonte skenat \Shënim117Lexojmë
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123