Page 12 - Demo
P. 12
Luanë ama e porositi fort duke thënë që, posa të sosen te shpija e së bukurës së dheut, e posa të dalë shtriga (përse djali i kish nxënë të tëra ato që shtriga u punonte djemve) ta rrëmbenjë aqë fort sa, ja të ngjallnjë ajo të vëllanë, t’i japë të bukurën e dheut, ja të vritet. Arrinë pra te port’ e asaj e kur panë vëllanë me gjithë luanë të ngrirë e të bërë gur, lëshuan lotët si breshër nga sytë. E luani siç ishte porositur, e rrëmbeu sakaqë shtrigën edhe kaqë fort e shtrëngoi, sa gati u bë kruspull. Ashtu ajo, pasi pa vetëhen e sajë më të keqe, i tha djalit të hap një dollap q’ish atje pranë, e të marrë që brenda dy qelqe, që kishin njëra ujë si të bardhë, e tjera ujë si të kuq, edhe u rrëfeu se, me ujin si të bardhë i ngrinte njerëzit, e me të kuqin, i ngjallte. Ay, pra, në çast shtiu ujë të kuq mbi vëllanë edhe luanin, edhe sakaq ata u ngjallën. I vëllai, duke fshirë syt’ e tij tha: “Oji! Sa shumë fjetur kam”. “Nuk fjete, i tha ay, o vëlla po kështu kështu...”. Në çast edhe selvija në shtëpi u ngrit e u krekua. Ia dhanë gazit edhe prindrit duke pikasur se u është ngjallur djali. Legjenda e shpatës së Skënderbeut Sulltan Mehmetit II i kishte mbetur merak shpata e Skënderbeut. Ai mendonte se ajo kishte diçka të veçantë. Kishte dëgjuar se duheshin tre burra që të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose të shponte male me të. Gjatë bisedimeve për paqe, Sulltani, i cili kishte dëgjuar kaq shumë bëma për shpatën e Skënderbeut, ia kërkoi atij si nder. Gjergji e kuptoi dredhinë e tij. Nuk ishte aq e hollë sa të mos e kuptonte, por bëri sikur nuk e mori vesh. Skënderbeu pranoi dhe i dërgoi shpatën e tij si dhuratë për sulltanin. Me të mësuar lajmin, njerëzit e Skënderbeut u shqetësuan shumë. Disa ia thanë hapur Gjergjit mospëlqimin e tyre; si mund ta dorëzonte kaq lehtë shpatën e tij legjendare në duart e armikut?! Por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj: – Unë dorëzova shpatën, por jo krahun. Prit. Të ik unë, hyr tiNjë gjarpri, teksa rrinte mirë e bukur në vrimën e vet, i vajti aty iriqi dhe iu lut, që ta linte të hynte edhe ai në vrimë, të flinin bashkë, mbasi atë natë ai kish mbetur pa strehë. Gjarpri pranoi, u mblodh edhe më e i bëri vend edhe iriqit në vrimën e vet. Ndërkaq, iriqi tashmë brenda vrimës, pak e nga pak, filloi të shtrihej e të zgjerohej, duke e shtyrë dhe shtyrë gjarprin, gjith’ edhe më andej, derisa ky i fundit i tha:– Prit. Të ik unë, hyr ti!10Lexojmë

