Page 120 - Demo
P. 120


                                    FjalorSHKRIMTARI: Vetëm rreziqe, po kuj ia thue këtë?DORA: Ty, për shembull.SHKRIMTARI: Me këtë problem, të arit, po due me thanë, nuk jam ballafaque kurr, as teorikisht, po due me thanë, në letërsi. Po tue e ndjekë hollë hollë si përjetim konkret: në një anë familja ime në këto kushte, ari si mjet për të mbetë gjallë e në tjetrën arin tue të vezullue para sysh, ta thomi, në terrin e një katoit, bahesh me dalë mendësh.[...]PRENDI: Andaj mbas çdo lufte ose kolere u lyp prej nesh ari, por jo kurrë në këtë mënyrë brutale si sot. Ata njerëzit e paemën që mjagullojnë si maca edhe natën mbi ledhe e mure, s’e kanë pikën e njerëzisë.DORA: Si çakej, thuej, po mirë që ky metal s’kalbet se do t’i kishin ra shpejt në erë.SHKRIMTARI: Populli i ka cilësue, populli në emën të cilit flitet: njerëz pa emën, gjysa mashkull e gjysa femën.[...]DORA: Mue më acaron grindja juej nësa Njeriu i Huej e kushdi sa e sa tjerë që nuk i shohim, njerëz pa emën ose me dy emna, ndoshta të dy të trilluem, sillen rreth tash për të na çartë. Arin lypin të gjithë për vete, dikush në emën të familjes, dikush të popullit. Ku ashtë deh, ky metal më thoni ku ashtë?SHKRIMTARI: Mirë, po ju vij të dyve te rruga! Ta zamë se Leka vërtet nuk e di se ku ashtë fshehë ari. Por edhe sikur të përpiqeni tanë ditën ta m’a mbushni menden se ai nuk e beson se ekziston, këtë nuk mundem me e kapërdi. Tash të pyes kështu drejtas, Lekë, e zbulove ti para se të rrexohet shtëpia, a kishe me ia dhanë sat motër hisen?DORA: Unë e njoh ma mirë Lekën: kurrën e kurrës nuk ia ndal hisën së motrës.Duka VNë skenë vetëm Katundari, Prendi e BesaPRENDI: Përqafohet me Katundarin Po çka të pruni ty këtu, bre? Kam kujtue se më ke harrue fare ose të ka gjetë ndoj gjâ e ligë: lavdo Perëndisë! Që qenke gjallë e shëndosh e mirë!KATUNDARI: Besës Erdha me ju vjedhë lulet e kopshtit.PRENDI: Thuej, erdha me i shpëtue lulet e kopshtit! Nuk di me çka me të nderue or mik i dashtun! A e sheh shka na ka gjetë: as gur mbi gur nuk po mbet. Ndoshta vetëm ti e paske ditë se çfarë kohësh do të vishin: gjithçka po kthehet për së mbrapshti. Unë si njeri i Zotit, si ma kanë ngjitë, kam predikue tanë kohën se parrizi nuk ashtë i kësaj jete, erdhën do tjerë e thonë të kundërtën: qe, thonë ata, këtë çka po sheh ti rreth e rreth, ky ashtë parrizi.KATUNDARI: Ruej gjuhë krye! Rri urtë e mos fol: shaji karrocës se të del ma mirë. Këtu mes nesh a mundemi me folë lirisht? A ashtë kjo nusja që don me i lanë Amanetin e Zotit?PRENDI: Janë dy!katua – ahur në katin përdhes, ku mbahen kafshë dhe prodhime bujqësore; bodrum; qilar.mjagullojnë – mjaulllijnë.çart – përçaj, fut grindje.hise – pjesë.parrizi – parajsa.për piri – për shtat.hallate – vegla a mjete pune.e tretëm – e hodhëm. kaptelli – pjesa e ngritur përpara, pjesa ballore.shtin dreqin në kungull – (shprehje frazeologjike) është shumë dinak e mendjehollë.i lanun – mjeran, i varfër.i pari lemë – i parëlindur.DramaDrama është një lloj i veçantë letrar që qëndron më afër me tragjedinë sesa me komedinë, por ajo nuk synon domosdo një stil të madhërishëm, as përfundim tragjik, domethënë vdekjen e heroit, si zgjidhje të vetme (siç ndodh në tragjedi). Dramat zhvillojnë tension dramatik pa synuar maksimumin e përshkallëzimit negativ, duke ruajtur gjithsesi seriozitetin e duhur. Heroi i dramës është një individ, i cili e ndjen thellësisht vuajtjen dhe lufton me gjithë shpirt për të zgjidhur problemet e mëdha të jetës. Në kohët e hershme, drama shkruhej në vargje, ndërsa në ditët e sotme, ajo shkruhet kryesisht në prozë. Drama mund të dëgjohet dhe shikohet kur vihet në skenë, ose mund të lexohet si çdo vepër tjetër letrare.118Lexojmë
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124