Page 121 - Demo
P. 121


                                    Studim tekstiKATUNDARI: Shtatzanë? Me ty s’e qet kush, edhe dreqin din me shtie në kungull e nuk ashtë e para herë, në heshtje e lehtë e lehtë i rregullon punët ashtu si të shkon ty për piri. Moj nuse, eja këtu se due me të kallxue diçka që pritet me u ditë prej shumkuj, por jo prej meje njeri të panjoftun e të lanun si po më sheh.PRENDI: Vërtet, prej teje, jo! Ky zotnia nuk ashtë katundar i saktë pse din me përkulë e përpunue çdo lloj metali, tue fillue prej hekurit deri tek argjandi. Ka jetue shumë vjet në Prizrend e atje e nxuni zanatin prej mjeshtrash të zêjes si askund.KATUNDARI: Për mos me e çue gjatë: në një cak moshe ktheva në katundin tim buzë Lumit që s’po i japim emën, në pension, si i thonë një fjale. Për sy e faqe merrem me kopshtari. Me randësi ashtë të dish, moj nuse, se jam mik i familjes.PRENDI: Që mos ta çojmë ma gjatë, si thotë ky miku ynë, ky ka ardhë këtu me të kallzue vetëm ty se ku ashtë fshehë ari.BESA: Tim vëlla, Lekës, atij i përket me ditë se ku ashtë i fshehun... ari! Ai ashtë trashigimtari.KATUNDARI: Simbas këshillit e si e ka vendosë Prendi, tash për tash ashtë mâ mirë ta dish ti, shi sepse bota kujton se vetëm Leka e ditka fshehësinë si i pari lemë që ashtë.BESA: Atëherë më thoni se ku ashtë pse plasa me ditë.KATUNDARI: I avytet karrocës dhe e shkund tue e mbajtë Prendin që mos të rrexohet Këtu mbrendë gjindet ari... Si? Nuk e ke ditë?PRENDI: Tanë karroca ime ashtë ari të kulluem.BESA: Po kjo ashtë karroca e gjyshit! Ku mundet me u fshehë ari në tê.PRENDI: Duket si karroca e gjyshit, e tim et që edhe ai vuente prej kësaj sëmundje që kam. Vetëm forma e jashtme, vetëm forma duket ashtu.KATUNDARI: Sa plasi lufta, erdha këtu me hallatet e mia dhe në katu poshtë farkova një karrocë tjetër, këtu ku rro Prendi tash.PRENDI: Karrocën e vjetër e tretëm e mbajtëm këtë të renë, krejt ari pos gozhdave e disa pjesë...KATUNDARI: ... se shka nuk ashtë ari, lenjau ta gjejnë trashigimtarët. Por po, gypat rreth kaptellit të karrocës janë tytë përmbrenda po jo të zbrazët: gypat janë të mbushur me monedha e florina të vjetër e të rinj, simbas kohës e pushtuesit që kaluen këndej. PRENDI: ... për familje kur bie ngusht për bukë. Karrocën, trungun kryesuer, mos e prekni. U mbetet trashigim breznisë së re.Kuptojmë tekstin 1 Përgjigjuni pyetjeve rreth brendisë së pjesës së dramës.a) Renditni emrat e personazheve që përmenden në fragment dhe tregoni lidhjen mes tyre.b) Cila është biseda që bëhet më shpesh në familje?c) Kush e di ku fshihet thesari? Pse është në dijeni të këtij informacioni ai?Analizojmë tekstin 2 Cilat janë karakteristikat e arit që përmendet në tekst, që e bëjnë atë të përjetshëm dhe të vështirë për t’u gjetur?119Lexojmë
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125