Page 122 - Demo
P. 122


                                    Studim teksti3 Kujt tjetër i tregohet se ku është i fshehur ari? Analizoni arsyet që i tregohet këtij personazhi dhe jo një tjetri.4 Analizoni çfarë efekti ka shkaktuar ekzistenca e arit në marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes, duke u nisur nga fjalët e Dorës: Kjo pasuni të gjithë neve do të na prishte gjakun e zemrës në marrëdhanje tona e do të sillte vetëm rreziqe. Interpretojmë tekstin5 Për Lekën, shtëpia e tyre, të cilën duan ta prishin, është më e rëndësishme se ari. Me ar mund të blihet gjithçka. Çfarë ka kjo shtëpi që nuk e blen dot me ar dhe që e bën kaq të rëndësishme? 6 Interpretoni fjalinë e mëposhtme, duke gjetur dhe informacione rreth situatës së krijuar në Shqipëri, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.Arin lypin të gjithë për vete, dikush në emën të familjes, dikush të popullit.7 Gjeni në tekst dhe interpretoni fjalët e Lekës për rolin e dyfishtë që luan ari në jetën e njerëzve.8 Në vepër ndihet tension i fortë dramatik. Shënoni me arsyet që e shkaktojnë këtë tension, duke i shpjeguar.Vdekja e Shtjefnit. Përpjekja e shtetit për konfiskimin e pasurisë së një familjeje.Mbikëqyrja që i bën shteti jetës së individëve. Shembja e shtëpisë.Fakti që askush nuk e di ku fshihet ari.Fakti që mund të prishet shtëpia dhe ta gjejnë arin njerëz të panjohur. Gjendja e Prendit në karrocë.Dashuria brenda familjes, e Dorës dhe Lekës.Prishja e marrëdhënieve familjare. Shtatzënia e Besës.Gjuha e tekstit 9 Gjeni në tekst krahasimet që përdoren për njerëzit e Sigurimit që duan të rrëmbejnë pasurinë e familjes.10 Gjeni në tekst disa shprehje dialektore dhe kthejini në gjuhën letrare. P.sh.: aq i pa krypë si e kam mendue, besa, nuk ishte. - Ai nuk është aq i pamend sa e kisha menduar.Reflektojmë rreth tekstit 11 Në fund të fragmentit, thuhet: U mbetet trashigim breznisë së re. Mendoni se brezat kanë përgjegjësi për pasardhësit?12 A mendoni se është aktuale tema që trajton drama? Pse?DetyrëKtheni pjesën e dytë të fragmentit në prozë, duke rrëfyer në vetën e tretë. 120Lexojmë
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126